SYRI TV/ PD dënon vendimin e policies p0ër rrjetet sociale, Berisha: Rama i tmerruar nga uragani i protestës

18:07, 10/07/2026

Lideri i opozitës, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën se ka urdhëruar policinë dhe shërbimin informativ të policojnë rrjetet sociale të protestuesve dhe mbarë qytetarëve. Fakti që ky problem del pikërisht në kulmin e protestës rinore, sipas Berishës, tregon qartë se Rama kërkon shkaqe për të vendosur një policim të plotë, digjital dhe masiv të veprimtarisë online të qytetarëve. Berisha paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për këtë çështje.

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka reaguar me tone të ashpra lidhur me vendimin e fundit të Policisë së Shtetit për të hetuar veprimtarinë në rrjetet sociale. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin Rama se po përdor institucionet shtetërore për të kontrolluar aktivitetin e qytetarëve në rrjetet sociale, në kulmin e protestave të fundit. Berisha tha se e cilëson aktin si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe paralajmëroi se opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar.

I tmerruar nga uragani i protestës rinore e qytetare, i damkosur brenda dhe jashtë vendit, Edi Rama urdhëroi së fundmi narkopolicinë e tij dhe shërbimin informativ të policojnë veprimtarinë digjitale dhe rrjetet sociale të protestuesve, në fakt të mbarë qytetarëve. Kësaj radhe, kjo nuk po bëhet vetëm për sulmet e tyre ndaj Edi Ramës, për të cilat ai është betuar si hakmarrës primitiv se “ata që më vijnë mbrapa, do të më kenë prapa”, por edhe për përshtypjet dhe komentet negative ndaj bizneseve të afërta me qeverinë. Partia Demokratike konsideron të pacenueshme të drejtën e çdo qytetari për të shprehur përshtypjen e tij për çdo shërbim privat apo publik që merr dhe, në këtë kuadër, për klientin që ka marrë shërbimin nuk mund të ketë asnjë kufizim.

Berisha rendit edhe arsyet që, sipas tij, kanë shtyrë kreun e qeverisë, Edi Rama, të ndërmarrë nisma të tilla antikushtetuese.

1. Fakti që ky problem del pikërisht në kulmin e protestës rinore e qytetare, tregon qartë se:

2. Kjo fushatë gjoja kundër përshtypjeve të rreme negative është e organizuar nga narkoinstitucionet dhe patronazhistët për të sulmuar eksponentët dhe pjesëmarrësit e protestës;

3. Nën pretekstin e identifikimit të autorëve të këtyre përshtypjeve negative, kërkohet të gjendet një shkak për të vendosur një policim të plotë, digjital dhe masiv të veprimtarisë online të qytetarëve;

4. Edi Rama ka si qëllim kryesor kontrollin e komenteve të qytetarëve kundër tij dhe qeverisë së tij;

Me policimin digjital, po përgatitet terreni që, ashtu siç bëri me TikTok-un dhe duke ndjekur shembullin e Ajatollahëve, të bllokohen mijëra llogari dhe, po qe e mundur, rrjetet sociale në tërësi.

Berisha tha se Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe vendimin e Ramës, që përbën një atentat të rëndë ndaj fjalës së lirë, mendimit dhe shprehjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco