Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian, ngriti shqetësime për zhvillimin social, emigracionin masiv dhe situatën ekonomike në vend.
Spahia deklaroi se plakja e popullsisë, largimi i të rinjve dhe rritja e varfërisë janë ndër problemet kryesore me të cilat përballet Shqipëria. Ai tha se mijëra të rinj largohen çdo vit nga vendi për shkak të mungesës së perspektivës dhe akuzoi qeverinë për krijimin e një modeli të lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Sipas deputetit demokrat, shqiptarët po humbasin besimin për shkak të problemeve në drejtësi, ekonomi, arsim dhe shëndetësi. Ai përmendi edhe disa çështje të bujshme, duke akuzuar qeverinë për mbrojtje politike ndaj zyrtarëve të lartë të përfshirë në hetime.
Spahia u ndal edhe te protestat e zhvilluara në Tiranë, duke i cilësuar ato si një kërkesë për demokraci, sundim ligji dhe zgjedhje të lira e të ndershme. Ai deklaroi se PD do të vijojë të mbështesë kërkesat e protestuesve.
Deklarata e plotë:
Të nderuar anëtare të Asamblesë Parlamentare,
Të nderuar zonja dhe zotërinj,
Kur flasim për zhvillim të qëndrueshëm dhe turizëm nukmund të lëmë jashtë vëmendjes edhe çështje me rëndësijetike për një shoqëri demokratike, siç është zhvillimisocial apo edhe emigracioni masiv.
Gjatë viteve të fundit, Shqipëria është përballur me ndryshime të shpejta të strukturës demografike tëpopullsisë, e cila ka ardhur si pasojë e uljes së lindshmërisëdhe emigracionit të vazhdueshëm të grupmoshës më aktivetë punës. Sipas të dhënave, popullsia mbi 65 vjeç zë tashmë20% të popullsisë, krahasuar me vitin 2019, që ishte me 14%, e ndërsa në vitin 2001 ishte vetëm 7.5%. Kjo prirjeshoqërohet me tkurrjen e popullsisë aktive dhe rritjen e kërkesës për shërbime sociale dhe shëndetësore afatgjata.
Privimi social dhe rreziku i varfërisë ekstreme prek mëshumë se 1/3 e popullisë, e cila vlerësohet të jetojë nënpragun e minimumit jetik. Për familjet me të ardhura tëulëta, mbi 90% e të ardhurave përdoren për shpenzimeushqimore. Në nivel kombëtar, shpenzimet për ushqimetbazë përfaqësojnë rreth 40% të shpenzimeve mujorefamiljare, nivel afërsisht katër herë më i lartë krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.
Treguesit e mbrojtjes sociale paraqiten gjithashtu nënnivelet e vendeve të rajonit dhe të Bashkimit Europian. Shpenzimet për mbrojtjen sociale përbëjnë rreth 12% tëProdhimit të Brendshëm Bruto, afërsisht gjysma e nivelit tëvendeve të rajonit dhe rreth 2.5 herë më pak se mesatarja e Bashkimit Europian. Ndihma ekonomike dhe pagesat përinvaliditetin përfaqësojnë respektivisht rreth 0.3% dhe0.6% të PBB-së.
Në fushën e pensioneve, Shqipëria vijon të ketë nivele tëulëta përfitimesh në krahasim me vendet e rajonit dhe ato tëBashkimit Europian. Pensioni mesatar mbetet nën nivelin200 euro në muaj. Evidentohet gjithashtu një diferencë e konsiderueshme ndërmjet pensioneve të pleqërisë në zonatrurale dhe ato urbane, me mesatare përkatësisht rreth 122 euro dhe 203 euro në muaj.
Emigracioni vijon të ndikojë në disponueshmërinë e kapitalit njerëzor. Vlerësohet se çdo vit largohen nga vendi30 deri në 40 mijë të rinj, ndërsa sipas të dhënave tëEurostat, gjatë dekadës së fundit afro 1 milion shtetasshqiptarë kanë përfituar leje qëndrimi ose shtetësi në njënga vendet e Bashkimit Europian.
Ndërkohë, në tregun e punës evidentohet një kërkesë e shtuar për fuqi punëtore, e cila po mbështetet gjithnjë e mëshumë nga punësimi i shtetasve të huaj dhe nga pjesëmarrjanë punë e personave mbi moshën 65 vjeç. Aktualisht, numri i tyre vlerësohet të jetë mbi 130 mijë, me një rritjeprej rreth 10% krahasuar me vitin e mëparshëm.
Sigurisht, arsyeja e kësaj plage sociale, e kësaj hemorragjietë vërtetë, me të cilën përballet sot Shqipëria, nuk ështëthjeshtë dëshira e shqiptarëve për të lënë Shqipërinë, porështë rezultati i një modeli qeverisës, nëpërmjet të cilitmbështetet korrupsioni dhe krimi i organizuar me mbrojtjepolitike dhe ligjore, ndërsa qytetarët përballen me mohim tëdrejtash, treg jokonkurrent dhe të pabarabartë, përkeqësimtë së drejtës së arsimit, reduktim i aksesit në Shëndetësi, nëkujdes social, në zhvillim ekonomik etj.
Shqiptarët largohen sepse kanë humbur shpresën teksashohin:
- Mbrojtjen politike, që po i bëhet zv.kryeministresBalluku të akuzuar nga drejtësia për korrupsion.
- Skandalin e AKSHI-t, ku përveç grabitjes së milionaeurove nga taksat e qytetarëve është dëmtuar edhesiguria kombëtare.
- Aferën “Aruba” dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartështetëror në trafikun ndërkombëtar të drogës, që e kanëkthyer vendin në nyje të krimit të organizuar.
Ky nuk është një kërcënim vetëm për vendin tonë, por edhepër sigurinë e vetë Bashkimit Europian.
Janë këto dhe shumë e shumë arsye të tjera, të cilat jo vetëm detyrojnë qindra e mijëra shqiptarë të largohen ngaShqipëria, por edhe qindra e mijëra të tjerë të protestojnëprej gati dy muajsh në sheshet dhe rrugët e Shqipërisë, duke kërkuar të drejta bazike, siç është dorëheqja e Edi Ramës dhe qeverisë së tij, si e vetmja rrugë për të garantuarzgjedhje të lira e të ndershme.
Ne i kemi mbështetur e do të vazhdojmë t’i mbështetsimkërkesat e tyre legjitime dhe dënojmë me forcë dhunën e pajustifikuar të ushtruar nga forcat e policisë me urdhërpolitik.
Protestat që po zhvillohen tashmë prej gati dy muajsh nërrugët dhe sheshet e Tiranës, nuk janë thjeshtë një reagim ibrendshëm politik. Ato janë një thirrje e një populli, që po lufton për të mbrojtur thelbin e vlerave europiane: demokracinë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut.
© SYRI.net