Një 31 vjeçar është arrestuar në flagrancë pasi po lëvizte me pistoletë në makinë tek rrethrrotullimi i Rinasit në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin ai qarkullonte, shërbimet e Policisë gjetën në një çantë dore një armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion. Arma e zjarrit dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, informon policia.
I arrestuari është T. M., 31 vjeç, banues në Lezhë.
Operacioni u kodua ‘Black 2’.
© SYRI.net