I ftuar në emisionin e mëngjesit “KAFE SHQETO” në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qarri, avokati Altin Goxhaj komentoi thirrjen e tij në strukturat e Antiterrorit, zhvillimet politike në vend, protestat kundër qeverisë dhe projektligjet që, sipas tij, lidhen me pronësinë e tokës.
Në fillim të bisedës, Goxhaj tha se ishte pyetur nga Antiterrori për deklaratën e tij të mëparshme se “Rama ose rrëzohet, ose eliminohet”. Sipas tij, gjatë sqarimeve ai kishte shpjeguar se përdorte referenca nga autorë si Robert Dahl, Gustave Le Bon dhe Curzio Malaparte për të argumentuar konceptet e rrëzimit të pushtetit dhe lëvizjeve politike.
Ai u shpreh se procedimet ndaj protestuesve nuk do t’i frikësojnë qytetarët, por, sipas tij, do të shërbejnë si motivim për vazhdimin e protestave.
Goxhaj e cilësoi situatën aktuale si një “luftë për çlirim kombëtar”, duke u shprehur se qeveria po ndërmerr politika që, sipas tij, rrezikojnë pronësinë mbi tokën bujqësore dhe interesat kombëtare.
Në intervistë ai tregoi se projektligjet për tokën bujqësore, investitorët strategjikë dhe kadastrën fiskale do të çojnë në detyrimin e fermerëve për të shitur pronat e tyre. Goxhaj deklaroi gjithashtu se këto politika, sipas interpretimit të tij, do të favorizonin blerjen e tokave nga shtetas izraelitë.
Në fund të intervistës, Goxhaj u shpreh se protesta gëzon mbështetje ndërkombëtare për aq kohë sa, synon një zgjidhje “europiane”, ndërsa paralajmëroi se nëse kjo nuk arrihet, situata mund të radikalizohet.
Goxhaj:
Ishte një kënaqësi e veçantë, takova ata që quhen menaxherët e marketingut tim, sepse ata po bëjnë marketingun tim falas dhe i falënderoj. Në fakt, arsyeja pse më thirrën ishte sepse ajo që the ti, kam deklaruar që Rama o rrëzohet, o eliminohet. Ata donin të kuptonin çfarë do të thotë eliminohet dhe kush do ta eliminojë dhe kush ma ka thënë mua. Dhe unë ia shpjegova me detaje. Një faqe u bëra histori gjeopolitike, një faqe u shpjegova teknikat e rrëzimit dhe eliminimit dhe një faqe në atë deklarimin tim ishte me iu tregu shokët. Edhe iu tregova me emra biles. Emrat e shokëve të mi ishin Robert Dahl, ishte Le Bon, ishte ky Malaparte, Curzio Malaparte. Ishin tre autorë librash të cilët kanë shpjeguar, njëri psikologjinë e turmave te Le Bon, dhe patën një problem të madh për ta shkruar emrin Le Bon... Ndërkohë që Malaparten e shkruan kollaj edhe këtë Robert Dahl e shkruan lehtë kollaj. Robert Dahl ka bërë librin për poliarkinë, kurse Malaparte ka bërë teknikat e grushtit të shtetit. Pra ishin autorë të tre shekujve.Po të jap një detaj që pak njerëz e kanë kuptuar dhe askush s'e ka thënë.
Që në momentin që Dritan Goçaj mori fjalën për të lexuar deklaratën, ishte në fakt një kundërgoditje ndaj anti-terrorit i cili kishte kërcënuar person më person të gjithë anëtarët e grupit të punës, pasi u kishin marrë të gjitha të dhënat e WhatsApp-it të grupit të punës. Dhe dalja e Dritan Goçajt në foltore për të lexuar deklaratën ishte një kundërpërgjigje ndaj anti-terrorit. Anti-terrori është kthyer në vegël kryesore të Edi Ramës për të kontrolluar apo më saktë zemërimin popullor. Po ndërkohë Dritan Goçaj e zhbëri totalisht pasi të gjithë e njohin Dritan Goçajn që është dhe trimi i pushkës edhe trimi i penës...Kur ata e thirrën Dritan Goçajn anti-terrori, për fjalët që kishte thënë se si përfundojnë tradhtarët e këtij vendi, në fakt ishte komike për faktin se kur ka shkuar atje Dritani, ata janë dridhur. Ata janë për të, për t'ua bërë atë që ftojnë të dridhet, por në fakt ata u dridhën...
Unë dua të më dëgjojnë sa më shumë njerëz sot me këtë që po them. Ju uroj me zemër që të procedoheni sa më shumë. Do ta keni gjithë jetës në mur kopjen e procedimit tuaj si një kornizë, si një vlerë që do ua tregoni brezave të ardhshëm.
Lum ai që procedohet. Lum ai që e ka këtë luks, lum ai që i bie lapsi, se janë 100 mijë njerëz, 200 mijë njerëz, 300 mijë njerëz që nuk e kanë këtë mundësi që janë ata që vijnë në protestë. Kushdo që do ta marrë një procedim do ta ketë si dekoratë të gjithë jetës. Këta nuk kanë fuqi të na trembin askënd...
Ne e dimë shumë mirë që kemi vetëm një rrugë, vetëm një alternativë, të fitojmë kundër Ramës. Sepse alternativa tjetër nuk ekziston. Për çfarë arsye nuk ekziston?
Sepse ne humbasim gjithçka. Humbasim vendin, humbasim shtëpinë, humbasim pronën, por mbi të gjitha edhe integritetin dhe emrin tonë. Në qoftë se do fitonte Rama, ne do vriteshim nëpër botë si popull e nda saktë po të turpëruar para gjithkujt që do na thonit çfarë legena qenit, latë vendin tuaj. Sepse ajo që po ndodh në këtë moment nuk është thjesht një protestë për të rrëzuar një qeveri
. Është tamam, po ta them me plot gojën, një luftë për çlirim kombëtar nga pushtuesi. Dhe këtë nuk e them në terma politikë për të entuziazmuar ndonjë anti-Ramë, por po e them me sinqeritetin më të madh. Bëhet fjalë që ne na zhdukin nga ky vend, me dy projektligjet e fundit të shitjes së tokës, ia shpjegova edhe atyre të anti-terrorit, që këtë tokë do ta blejnë ekskluzivisht vetëm, vetëm izraelitët dhe shtetas të tjerë të cilët janë me origjinë judaike. Sepse është bërë ligji vetëm për ta.
Nuk ka ligj për të huajt. Të jua shpjegoj pak. Është ligj vetëm për izraelitë, pasi nuk ekziston asnjë shtetas i huaj, asnjë gjerman, as italian, as amerikan i cili të ketë interes të blejë 2 hektarë e poshtë tokë, apo ngastra të vogla. Të vetmit që blejnë këtë lloj mënyre janë vetëm izraelitët për shkak të modelit të tyre ekonomik bujqësor, që është krijimi i kooperativave.Bëhet fjalë që janë 3 ligje që t'ia marrin shqiptarëve dhe fermerëve tanë, dhe ministria jonë e ka refuzuar idenë e kooperativës në vazhdimësi se i kujton shumë kooperativën e komunizmit.
Por me ngastrat e vogla të tokës është fatkeqësisht, apo fatmirësisht, një nga metodat më funksionale të prodhimit agro-industrial. Po prapë po ta shpjegoj, që bëhet fjalë që do t'u merret toka të gjithë fermerëve. Do t'u merret. Kanë bërë tre ligje për t'ua marrë. T'ia shpjegoj pak. Me një ligj jep mundësinë ta shesësh. Ndërkohë që shteti do të ofrojë 100 mijë hektarë tokë të ndarë në ngastra nën 2 hektarë. Çfarë do të thotë? Do të thotë që 100 mijë hektarë, pjesëtuar për 2, bëhet 50 mijë pronarë. 50 mijë pronarë.
Kush janë pronarët? Janë anëtarë të familjeve. Tani, janë të huaj, dhe do të jenë të huaj. Ndërkohë që nuk ekziston asnjë shtetas gjerman, italian apo amerikan që të ketë interes të blejë nën 2 hektarë.Nën 2 hektarë vetëm për oborr shtëpie mund ta marri, se s'ke leverdi ekonomike të përdorësh nën 2 hektarë. Që këto janë tokë publike. Ndërkohë tokat private shqiptare janë copa-copa. Janë ngastra të vogla për shkak të ligjit 7501 dhe atyre që kanë marrë pronë për shkak se pjesëtohet në anëtarë të familjes. Dhe ajo që po ju tregoj është, janë tre ligje, ku një e kanë miratuar me kohë, që është ligji i investitorëve strategjikë, në të cilin ka një nen që nuk e komentojnë njerëzit, që kur një investitori strategjik i duhet territor, pra i duhet tokë, vendoset mekanizmi i shpronësimit publik. Pra shteti ia merr atij që nuk e jep, në qoftë se investitori ka një pjesë të madhe dhe i mungon një e treta për shembull, që e blen shteti.
Po shteti ia merr banorit me atë çmimin ordiner. Që do të thotë që në qoftë se ti je një investitor strategjik dhe shkon te një shtëpi dhe ai të thotë nuk ta shes, o ia shet thua se do ta marrin me dhunë pastaj shteti e do të japë një të tretën e çmimit që do të jap unë. Ma jep mua. Ndërkohë që është bërë një ligj tjetër, një projektligj që sapo është hedhur për diskutim publik, ju mund ta gjeni tani në faqen e konsultimit publik, në të cilin thuhet që kush ka tokë bujqësore nuk e mban dot, sepse barra fiskale mbi këtë tokë bujqësore do të jetë në bazë të elementit ekonomik, që do të thotë kjo tokë konsiderohet prodhuese.
Ndërkohë që ti e di shumë mirë që shumica e atyre që do të prodhonin janë në emigracion, pjesa tjetër janë në Tiranë, dhe kanë ngelur disa pensionistë që mezi e mbajnë ndonjë gjë për të prerë ndonjë domate sepse ka rënë shumë aftësia për të prodhuar. Dhe tani të gjitha këto toka do blihen nga familje, kolonësh izraelitë të cilët janë refugjatë, se janë larguar nga Izraeli dhe janë rreth 1 milion veta...
Dhe bëhet fjalë që këto 100 mijë hektarë tokë, që ka vënë shteti për t'i shitur, që do ndahen në 50 mijë anëtarë të kolonëve përkatës për të krijuar kooperativat e tyre, ka të bëjë me fjalën pushtim. Që do të thotë, unë kur them që duhet rrëzuar Rama me çdo mjet, me çdo kusht dhe do të ketë fundin e Gadafit në rastin më të keq, që ia shpjegova dhe anti-terrorit, i thashë, kjo është luftë për çlirim kombëtar.
Ka disa metoda. Ti e di lëvizjen rrugoviane, gandiste.
Ishte me paqe apo jo?
Dështoi ajo dhe lindi UÇK-ja apo jo?
E bukur. Sapo e the ti. Ti the që kjo lëvizje paqësore, është paqësore dhe do kërkojmë të arrijmë objektivin tonë. Po ndërkohë gjatë kohës që ne dolëm në protesta, ai hodhi për diskutim të fshehtë, gjoja diskutim publik, ligjin për shitjen e tokës së huajve. Dhe kur mbaroi punë me atë, po gjatë protestës hodhi ligjin e kadastrës fiskale që do t'i urdhërojë çdo banor të fshatit ta shesë tokën e vet se nuk e mban dot me ato gjoba dhe taksa që ky po i vendos kësaj barre fiskale. Shtoji kësaj dhe paketën e maleve, që i merr edhe pyjet, që do të thotë s'ka as ku të kullosë bagëtinë.
Dhe ti e di se si po shkon blegtoria në dekadencë të plotë.Jam i sigurt që protesta jonë është një protestë kombëtare që përfshin të majtën dhe të djathtën, pasi është një protestë patriotike që përdori si pretekst, si karrem ndërkombëtar flamingot. Flamingot ishin preteksti i imazhit ndërkombëtar, por në thelb kur shkuam në Zvërnec ne shkuam për të prishur skenarin që kishte bërë Rama që do të protestonin ndaj tij ngjyra e kuqe, jeshile dhe pink. Pra, ideja komuniste, ambientalistët dhe lëvizjet feministe dhe LGBT të Sorosit. Kur ne vajtëm, ne vajtëm me sllogane të drejtpërdrejta kundër kolonizimit... dhe nuk kishte aty as komunistë... nuk ishin as ambientalistë... nuk ishin as LGBT dhe pink-ët sepse edhe ata e kishin pushim. Ishin vetëm ne të tjerët që lamë plazhin dhe shkuam me vrap aty, dhe sajuam atë gjënë që ishim të gjithë patriotë.Po të shpjegoj, është një lëvizje patriotike vëlla. Lëvizjet patriotike, gandiste, qytetare, moderne kanë një limit kohor.
Të cilat në qoftë se nuk arrijnë objektivin e tyre dhe Rama vazhdon të shesë Shqipërinë, kjo mund të radikalizohet, këtë po të shpjegoja.Mbështetja ndërkombëtare është maksimale për aq kohë sa ata e kuptojnë që në qoftë se ne nuk e zgjidhim dot në mënyrë europiane, do ta zgjidhim në mënyrë shqiptare. Dhe ata do të zgjedhin mënyrën europiane.
© SYRI.net