Një tjetër vrasje është shënuar ditën e sotme në vend, duke e çuar në tre numrin e krimeve me pasojë 3 viktima. Vrasja e fundit u regjistrua pasditen e sotme në Kalanë e Beratit, ku një 63-vjeçar dyshohet se ka vrarë me thikë një 42-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta.
Vetëm për dy orë në vend janë shënuar tri vrasje, në orën 14:46, Durrës djali vret babain, 16:04, në Tiranë dy picierë konfliktohet për motive të dobëta duke shënuar një tjetër viktimë dhe rreth orës 15:10, në Kalanë e Beratit 63-vjeçari i merr jetën një 42-vjeçari.
Sipas njoftimit paraprak të Policisë, shtetasi Kristo Mema, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë” të Beratit, ka goditur me mjet prerës shtetasin Keli Hoxha, 42 vjeç, me banim në Tiranë, i cili ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Autori është me precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi dhe është ende në arrati.
Viktimi kishte ardhur në Berat si turist dhe ishte duke vizituar kalanë. Burime konfidenciale konfirmojnë se viktima dhe autori janë zënë për kalin, me të cilin autori shëtiste turistët në kala.
Njoftimi i Policisë:
Berat/Informacion paraprak
Rreth orës 15:10, në lagjen e Kalasë, shtetasi Kristo Mema, alias Keli Hoxha, 63 vjeç, banues në lagjen “Barrikadë”, Berat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës shtetasin K. H., 42 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e tij.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
© SYRI.net