Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliaj, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim

Mbahet sot seanca paraprake për Erion Veliaj, vendoset nëse dosja kalon apo jo për gjykim

07:53, 28/10/2025

Pritet të mbahet sot seanca paraprake për çështjen e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij dhe personave të tjerë.

Në seancën do të shqyrtohen akuzat penale që rëndojnë ndaj Veliajt, i cili prej 10 shkurtit ndodhet pas hekurave, si dhe do të vendoset nëse dosja ndaj ish-kryebashkiakut do të kalojë apo jo për gjykim.

LEXO EDHE: Inceneratori fantazëm/ Rama shkarkoi Veliajn, por s'ndalen milionat për Sharrën! Paguhet fatura e radhës 800 mijë euro

Seanca e shkuar u shty për shkak të bojkotit të avokatëve mbi ndalimin e avokatit Ulian Barjami, pas përplasjes me prokurorin në sallën e gjyqit, ngjarje e ndodhur në Gjykatën e Elbasanit.

Kujtojmë se të enjten e 2 tetorit Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e Erion Veliajt, i cili kërkon zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg” me një masë më të butë.

Veliaj u arrestua më 10 shkurt pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash, për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë, kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

LEXO EDHE: Kërkoi pavlefshmërinë e akteve të SPAK/ Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lë në fuqi vendimin për ...

Sipas SPAK, kryebashkiaku i kryeqytetit dhe bashkëshortja e tij kanë përfituar rreth 1 milionë euro nga kjo skemë korruptive, para që janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco