KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

KQZ miraton renditjen në fletët e votimit, kush janë 12 kandidatët për 5 bashki

15:47, 26/10/2025

omisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar në mbledhjen e sotme verifikimin e të gjithë kandidatëve që ishin regjistruar për zgjedhjet e pjeshme lokale të 9 Nëntorit që do të mbahen në 5 Bashki të vendit.

I vetmi i cili nuk është regjistruar ka qenë Gjergji Nika, anëtar i Këshillit Bashkiak në Vlorë, i cili kërkonte të garonte si kandidat i pavarur. KQZ thotë se nga shqyrtimi i dokumetacionit të depozituar rezulton se mungon regjistrimi i Komitetit Nismëtar, që do të përgatiste punën për regjistrimin e kandidat për kryetar të bashkisë Vlorë.

Ndërkohë, më pas është hedhur edhe shorti për përcaktimin e renditjes së kandidatëve për kryetar bashkie në fletën e votimit dhe më pas është miratuar. Bashkia e Cërrikut dhe ajo e Matit do të kenë nga 3 kandidatë, ndërsa tre bashkitë e tjera nga dy kandidatë. Partia Demokratike nuk do të garojë nën sigën e saj, por do të mbështesë kandidatë të pavarur.

Më konkretisht, renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore do të jetë si më poshtë vijon:

I. Bashkia Vlorë

1. Brunilda Flamur Mersini
2.Dionis Anesti Sota

II. Bashkia Cërrik

1. Eligert Qani Hima
2.Amarildo Sherif Hoxha
3.Florenc Spiro Doka

III. Bashkia Mat

1.Altin Ramazan Bojni
2.Eduart Shaqir Brahilika
3.Suzana Tahir Pasha

IV. Bashkia Tepelenë

1.Gabriel Altin Guma
2.Gramos Sadik Sako

V. Bashkia Berat

1.Ervin Llazar Ceca
2.Pavlo Koli Shkarpa

Ndër të tjera, janë caktuar dhe vendet e numërimit të votave dhe u dha autorizimi për ndryshimin e vendndodhjes së dy qendrave të votimit, për zgjedhjet e pjesshme të datës 9 nëntor 2025.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco