Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja si një puç kushtetues. Kryedemokrati akuzoi Presidentin Bajram Begaj dhe kreun e Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi si autorë të aktit më skandaloz të jurisprudencës shqiptare. Sipas tij, ky vendim shënon ‘rënien e plotë të institucioneve kushtetuese dhe fundin e shtetit të së drejtës’, pasi gjyqtarja Bejtja u shkarkua vetëm se ishte një zë i pavarur. Në konferencën për shtyp Lideri opozitar dënoi edhe një herë refuzimin e Edi Ramës për të dënuar me rezolutë gjenocidin serb në Kosovë, e sipas tij, kryeministri po vepron për llogari të Aleksandër Vuçiç kundër interesave të shqiptarëve.
Syri tv
Lideri i opozitës Sali Berisha e cilësoi shkelmim flagrant të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese vendimin e kësaj gjykata për ndërprerjen e mandatit të gjyqtares Sonila Bejtja. Në konferencën me gazetarët, Berisha akuzoi anëtarët e Kushtetueses se me vendimin për ndërprerjen e mandati9t të koleges së tyre janë vënë në shërbim të interesave të maxhorancës, dhe asaj që e cilëson si monstra sorosiane e drejtësisë. Berisha theksoi se ky vendim bie ndesh me Kushtetutën dhe me opinionet e Komisionit të Venecias.
Berisha tha ese PD dënon me forcë vendimin e Kushtetueses duke e cilësuar atë edhe si një provë të qartë të kapjes së institucioneve, dhe përpjekje për të shuar zërat e pavarur në gjykatë
Krydemokrati akuzoi drejtpërdrejt Sokol Sadushin dhe presidentin Bajram Begaj si autorët të asaj që e cilëson si puçi kushtetues për largimin e gjyqtares Bejtja
Berisha nuk kurseu akuzat e forta ndaj Presidentit Bajram Begaj për shkelje flagrante të Kushtetutës, dhe ushtrimin e veprimtarive në klinikë private, ndërsa I bëri thirrje Urdhrit të Mjekut ti heqë diplomën
Në komunikimin me gazetarët Berisha dënoi mosvotimin e rezolutës për gjenocidin serb, duke hedhur akuza se Ramën e ndalon Aleksandër Vuçiç të miratojë një akt të till
Berisha renditi edhe veprimet antikombëtare të Ramës ndaj Kosovës, duke e cilësuar atë po aq armik, sa vetë Vuçiçi
Një mesazh lideri i opozitës kishte edhe për ndeshjen Shqipëri Serbi dhe për thirrjet ‘Berisha’ në stadiumin serb.
© SYRI.net