Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

Arrestimi i Ilir Metës, Dumani: Linte shumë për të dëshiruar, por nuk jemi ne përgjegjës

21:58, 14/10/2025

Në listën e gjatë të pyetjeve që Tedi Blushi kishte përgatitur për Altin Dumanin, ishte dhe ajo mbi çështjen e arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Dumani vendosi t’i përgjigjej duke u shprehur kundër mënyrës së arrestimit, por gjithsesi duke mos marrë përgjegjësi, sepse sipas tij, urdhri nuk është ekzekutuar nga ai dhe nuk është përgjegjësi e Prokurorisë.

“Si e cilëson mënyrën e arrestimit të Ilir Metës?", pyeti Tedi Blushi kreun e SPAK në Komisionin e Ligjeve.

Prokurorët e SPAK nuk marrin urdhra as nga Edi Rama dhe as nga askush. Nuk ekzekuton masa sigurimi BKH, ne ia delegojmë policisë së shtetit.Urdhrat e ekzekutimit i bën policia e shtetit.

Kjo është praktikë e përditshme e ndërtuar ndër vite. Nuk ndihem përgjegjës për shkeljen e ligjit sepse nuk e kam ekzekutuar unë. Patjetër mënyra e arrestimit lë shumë për të dëshiruar, dhe jam kundër kësaj mënyre”, u shpreh Dumani.

Dumani ishte sot në seancë  dëgjimore në komisionin e Ligjeve lidhur me raportin e SPAK për vitin 2024

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco