Begaj në panik nga shkarkimi, pranon vendimin e Kushtetueses: Do e respektoj

Begaj në panik nga shkarkimi, pranon vendimin e Kushtetueses: Do e respektoj

17:53, 09/10/2025

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi dekretin për zgjedhjet në Tiranë, të caktuara për tu zhvilluar në 9 nëntor.

Dukshëm në panik nga shkarkimi, proces i nisur nga deputetët e PD-së dhe opozitës, pasi e quajtën shkelje të rëndë kushtetuese, dekretimin e zgjedhjeve të pjesshme për Bashkinë Tiranë, presidenti Begaj ka pranuar vendimin e Kushtetueses.

Shkurt dhe pa asnjë shpjegim të mëtejshëm, si ai që sqaronte se përse i dekretoi zgjedhjet, Presidenca shkruan se kreu i shtetit e respekton vendimin e Kushtetueses.

Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, shkruan presidenca.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco