Berisha: Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese fituan të gjithë shqiptarët

Berisha: Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese fituan të gjithë shqiptarët

16:06, 09/10/2025

I pyetur nga gazetarët nëse PD do të ndërpresë përgatitjet për zgjedhjet në Tiranë, kreu i opozitës Sali Berisha tha se me vendimin e dhënë sot nga Gjykata Kushtetuese, kanë fituar të gjithë shqiptarët.  

Pyetje: Do i ndërprisni përgatitjet për Tiranën, tani?

Sali Berisha: Për Tiranën do të punojmë çdo ditë, por natyrisht do të respektojmë vendimin e gjykatës.

Pyetje: Pezullimi  i dekretit u bë pas një padie që bëri Veliaj. Tani që është pezulluar kjo është një fitore e PD, e Veliajt apo një fitore që ju bashkon të dyve?

Sali Berisha: Kjo nuk është një fitore për PD, është një fitore për çdo shqiptar. Për të gjithë ata të cilët besojnë se Kushtetuta duhet respektuar si garanci për të drejtat e tyre. Për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese e çuan avoketërit e Erion Veliajt. Në këtë kontekst është speficikisht një fitore e avokatëve mbrojtës dhe vetë Erion Veliajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco