Kryedemokrati Sali Berisha e cilësoi vrasje shtetërore, ekzekutimin e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit.
Në deklaratën për media jashtë sallës së Kuvendit, Berisha tha se Parlamenti po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull, teksa merr në mbrojtje Ministren e Brendshme, përgjegjëse për sigurinë në institucionet e dhënies së drejtësisë.
‘Këta nuk kanë përgjegjësi. Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit’, u shpreh Berisha në përgjigje të interesimit të gazetarëve.
Absolutisht kanë 100 përqind të drejtë dhe them dhe njëherë, vrasja e gjykatësit të apelit, në kuptimin e mungesës ekstreme të masave të sigurisë është një vrasje shtetërore.
Kjo është e vërteta.
Por këta... ky kërkonte dorëheqjen, ai thoshte rroftë Koçiu, rroftë ministrja.
Këta nuk kanë përgjegjësi.
Këta të tjerët e duartrokisnin si turmë, si në fermën e Oruellit.
Ky parlament po zgjon urrejtje shumë të madhe në popull.
© SYRI.net