Raporti i DASH/ ‘Më negativi që një qeveri ka pasur në 35 vite’, Gjoni: Kullat, produkt i pastrimit të parave të drogës!

20:02, 29/09/2025

Deputeti demokrat, Gjin Gjoni, e konsideron raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, si më negativin, që një qeveri shqiptare ka pasur në 35 vite demokraci.

Në një intervistë për edicionin e orës 19.00 nën moderimin e Armela Ferkos, ligjvënësi demokrat tha se raporti tregon se vendi ynë ka nevojë për reforma të thella, pasi rezulton se Shqipërina nuk plotëson asnjë nga kriteret që Rama i trumbeton me të mëdha në hapjen e disa grup-kapitujve me BE-në.

Kritikat e raportit të DASH, sipas Gjonit e vënë theksin kryesisht te korrupsioni i përhapur në sistemin publik, krimin e organizuar, mungesën e konkurrueshmërisë, apo dhe klimën e ulët për investimet e huaja në Shqipëri.

Sipas Gjonit, mungesa e investimeve të huaja, është si shkak i korrupsionit, sistemit gjyqësor të dobët, prokurimeve publike, pastrimit të parave nga kartelet e drogës, të cilat janë shpallur organizata terroriste nga administrata Trump.

Deputeti i PD, thekson gjithashtu se kullat që po ngihen në çdo qytet të vendit, pa harruar këtu edhe Tiranën, janë produkt i trafikimit dhe pastrimit të parave, sikurse dhe korrupsionit.

Gjoni u ndal edhe te lëvizja e fundit e kryebashkiakut të shkarkuar dhe të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, për çuarjen e vendimit të shkarkimit nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave në Gjykatën Kushtetuese, të cilin e konsideroi në përputhje me ligjin ‘për pushtetin vendor’.

Në rast se GJK, rreshtohet krah Ramës në paligjshmërinë e tij, atëherë çështja Veliaj, u shpreh ndër të tjera Gjoni, do të përfundojë në Strasburg.

Po të shohim lëvizjet e deklaratat e ambasadës së SHBA, janë të njëjtë njerëz në ambasadë që kanë qenë në administratën e Biden, por që tanimë është ndryshuar qasja. Kemi daljet e të Ngarkurës me Punë në takimet që ka bërë, piketat kryesore kanë të bëjnë me direktivat e presidentit Trump, çmontimi i karteleve të drogës që janë konsideruar organizata terroriste.

Po t’i referohesh raportit të DASH për ekonominë dhe zhvillimin e saj, elementë i ka klasifikuar në disa pika, korrupsioni, krimi, mungesa e konkurrueshmërisë etj.. i ka zbërthyer në mënyrë të detajuar për investimet e huaja në Shqipëri. Vendi ka nevoja të thella për reforma. Rezulton që ne s’plotësojmë asnjë nga kriteret që sot trumbetohen nga Rama për hapjen e disa kapitujve me BE-në. Ligjin e investimeve strategjike, ka dhënë përgjigje të disbalancuara.

S’ka investime të huaja, për shkak të korrupsionit në publik, sistemin gjyqësor dhe prokurimet publike, pastrimit të parave, ekonomisë informale. Pastrimi i parave nga kartelet e drogës, kanë të bëjnë në lidhje me trafikun e drogës që qeveria është bërë 1 me të. 25 deputetët janë rezultat i këtyre karteleve. Përmenden ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal, të drejtat e pronësisë janë në nivele të parealizueshme, zbatimi i dobët i kontratave. Komuniteti i biznesit raporton probleme të mëdha, që po shtrembërojnë konkurrencën. Kullat që ndërtohen kudo sot, janë produkt i trafikimit dhe pastrimit të parave, korrupsionit dhe është raporti më negativ që ndonjë qeveri shqiptare ka pasur në 35 vite demokraci. Presioni është në rritje.

Është një situatë që Rama e ka zgjidhur përmes Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Ministrave. Kërkesa e Veliajt qëndron. Ligji për pushtein vendor prevalon te Kushtetuta dhe ajo kërkon proces të rregullt ligjor. Kërkesa në KQZ, Presidencë, GJK, të gjitha institucionet kanë treguar që janë vegla dhe në varësi të kryeministrit Edi Rama. Në rast se GJK merr vendim pezullimi. që do të ishte më normalja për një proces të rregullt ligjor, jam i bindur që do shkojë në Strasburg, ajo është për ligjshmërinë, s’ta lejon.

 Në rast se GJK do pezullojë, të gjitha institucionet do stopohen, kjo varet dhe nga qëndrimi i kryeministrit, i cili s‘pyet për institucionet, e vendimet e GJK dhe ka vendosur në mënyrë flagrante për vendimet e tij. Mund të ndodhë, me gjykimin në GJK dhe dhënien të drejtë Ramës, s’ka pengesë sa kohë që Strasburgu s’e pezullon përkohësisht mund të shkojmë në zgjedhje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco