Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, foli për mediet pas triumfit të rëndësishëm në Vlorë ndaj Flamurtarit, duke u shprehur i kënaqur me mënyrën se si skuadra e tij menaxhoi sfidën, pavarësisht kushteve të vështira të fushës.
“Kjo ishte fitorja që na dha më shumë kënaqësi sot. Në pjesën e parë zhvilluam një lojë të mirë, ndërsa në të dytën terreni e bëri më të vështirë. Ia dhamë pak më shumë hapësirë Flamurtarit, por përmes tranzicionit arritëm të marrim një trepikësh me shumë vlerë,” tha Tetova.
Ai shtoi se problemi kryesor lidhej me terrenin: “Fusha nuk të lejonte të zhvilloje lojë me shpejtësi. Kemi nevojë të përmirësohemi në repartin ofensiv, të jemi më konkretë. Megjithatë, kjo fitore na ndihmon shumë për mënyrën si erdhi.”
Në fund, Tetova foli edhe për ndryshimet taktike: “Sot Kryeziun nuk e kishim në gjendjen optimale, ndaj vendosëm Melon në krah për të kaluar në 4-3-3. Më vjen keq për golin e pësuar, por lojtarët i zgjedhim mbi bazën e karakteristikave dhe punojmë për t’i shfrytëzuar ato sa më mirë.”
© SYRI.net