Hetimet në SHBA, Hoxha: Soros ndihmoi që drejtësia të kapej nga Rama i cili po e përdor kundër opozitës

13:01, 27/09/2025

I ftuar në edicionin e mesditës në Syri tv ka qenë Julian Hoxha redaktor ne Syri tv

Ne bisedë me moderatorin Bled Marku ai ka komentuara zhvillimet e fundit pas vendimeve të Presidentit të SHBA në lidhje me organizatat terroriste që kanë infektuar shtetin amerikan. Hoxha ka folur edhe për urdhrin e Trump për hetimin e Geroge Soros.

Julian Hoxha: Së pari unë do të thoja që ka dy zhvillime të rëndësishme që po ndodhin në muajt e fundit në SHBA. E para është që Presidenti i SHBA e ka bërë me urdhër ekzekutiv, tashmë e ka shpallur grupe terroriste grupet e trafikut ndërkombëtar të drogës që kanë infektuar SHBA, apo që janë shtete që preken drejtpërdrejt nga grupet e drogës në Amerikën Latine. Dhe sigurisht lajmi tjetër i madh që vjen nga SHBA dhe që sigurisht kanë të dy interes për Shqipërinë është vendimi i ditëve të fundit i Presidentit Trump që të hetohet fondacioni, “Shoqëria e Hapur” e militimiliarderit George Soros. Po e nis nga ky rast. Pasi ky është një nga ato momentet për ne është historik sepse Soros në Shqipëri ka ndoshta ndikimin më të madh që ka në ndonjë vend të botës për sa i përket ndikimit politik, ekonomik por edhe kapjes së sistemit të drejtësisë.

Në Syri tv të paktën gjatë dy viteve të fundit ne kemi denoncuar me fakte dhe me prova që persona të caktuar, kryesisht njerëz të lidhur, ose njerëz të sistemit të ri të drejtësisë kanë qenë direkt të financuar apo të mbështetur nga fondacioni i Soros.

Kujtojmë këtu se nuk është vetëm një lidhje mes personash të sistemit të drejtësisë por është një lidhje nëpërmjet politikës. Sepse kanë qenë këtu, njerëzit e politikës, përfshi këtu edhe ish kryetarin e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili ka qenë një nga drejtuesit e lëvizjes Mjaft i cili ka sponsorizuar persona kyç të reformës në drejtësi.

Fonadcioni Soros ka financuar edhe shoqatat e Ajola Xoxës të cilat ne i kemi denoncuar në Syri tv në emisioni Plug. Shoqata që lidheshin me sistemin e drejtësisë.  Një numër i lartë personazh që kanë bërë reformën në drejtësi, atë reformë që ekspertet e pavaruar e kanë rrëzuar janë sponsorizuar nga Fondacioni Soros e që u përdor të godasë opozitën.

U kap drejtësia që ti jepej në dorë Edi Ramës që ta përdorte për të goditur kundërshtarët e tij politikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco