Teliti kërkon mbledhje urgjente për shkarkimin e Veliajt: Çdo shkelje do t’i kushtojë qytetarëve qindra mijëra euro

Teliti kërkon mbledhje urgjente për shkarkimin e Veliajt: Çdo shkelje do t’i kushtojë qytetarëve qindra mijëra euro

17:34, 22/09/2025

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke kërkuar thirrjen e menjëhershme të Kryesisë së Këshillit Bashkiak. Ai theksoi se mbledhja duhet të zhvillohet urgjentisht sot, në mënyrë që procedura e shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj të bëhet në përputhje me ligjin.

Sipas Telitit, procesi duhet të nisë me dëgjesën e Veliajt në Këshill dhe të respektojë të gjitha rregullat proceduriale.

Ai paralajmëroi se çdo devijim apo shkelje ligjore mund të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me fatura dëmshpërblimi që arrijnë deri në qindra mijëra euro.

“Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore”, theksoi Teliti.

Postimi i plotë:

Kryesia e Këshillit Bashkiak duhet të mblidhet URGJENTISHT SOT për të garantuar që procedura e shkarkimit të Erion Veliajt të zhvillohet në përputhje me ligjin (duke filluar nga e dëgjesa e tij në mbledhjen e Këshillit).
Çdo shkelje/devijim nga rregullat ligjore do të rëndojë nesër mbi qytetarët e Tiranës me faturë dëmshpërblimi prej qindra mijëra eurosh si pasojë e shkeljeve proceduriale.
Shkarkimi i Veliaj duhet të ndodhë sa më shpejt, por gjithmonë duke respektuar procedurën ligjore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco