SYRI TV/ Kaosi në parlament jehonë në mediat botëror, Reuters citon analizat për krimin e korrupsionin

16:40, 19/09/2025

Votimi i qeverisë së re të Edi Ramës në seancën e djeshme të parlamentit ka bërë jehonë në mediat botërore.  Reuters shkruan se Shqipëria është nën udhëheqjen e bandave dhe nën korrupsion masiv ndërsa Rama prezanton ministren virtuale për të kontrolluar tenderat qeveritar. Mediat italiane La Republika dhe ANSA publikojnë video të Diellës që jep leksione në parlament, ndërsa mediat greke “Kathimerini” dhe “Protothema” shkruajnë se seanca që pritej të zgjaste 25 orë u reduktua në 5 minuta nga ministrja e re Diella që prezantoi programin qeverisë.

Seanca parlamentar e zhvilluar një ditë më parë (18 shtator) ka bërë xhiron e mediave ndërkombëtare. Agjencia e njohur e lajmeve “Reuters” shkruan se kuvendi shqiptar konfirmoi një mandat të katërt për kryeministrin Edi Rama. 

Reuters citon analistët se vendi është një qendër për bandat që kërkojnë të pastrojnë para nga trafikimi i drogës dhe armëve, duke i komplikuar përpjekjet e saj për t’u bashkuar me BE-në deri në objektivin e saj të vitit 2030” .

Reuters citon edhe liderin e opozitë shqiptare Sali Berisha që sipas tij “Ky mandat bazohet në krim, në korrupsion, në drogë dhe në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve të vendit"

Media prestigjoze shprehet edhe për Diellën të krijuar nga inteligjenca artificiale që Edi Rama e emëroi si ministre për të menaxhuar dhe dhënë tendera publikë. Emërimi u kritikua nga opozita si jokushtetues dhe mund të çojë në më shumë korrupsion” citohet në shkrim. 

Ndërsa agjencia italiane e lajmeve ANSA shkruan se “qeveria e katërt radhazi e kryeministrit shqiptar Edi Rama fitoi besimin e parlamentit në një seancë të jashtëzakonshme që supozohej të zgjaste 25 orë, por përfundoi pas 25 minutash”.

“Shumica kërkoi të kalohej në votim pasi opozita e qendrës së djathtë, e udhëhequr nga Sali Berisha, kundërshtoi një mesazh video nga Diella" 

E përditshmja italiane La Republika ka ironizuar qeverinë e Edi Ramës duke publikuar një vido te Diellës tek sa prezanton programin e saj si minister e re e kabinetit qeveritar.

Ndërsa gazetat greke “Kathimerini” dhe “Protothema” shkruan se skena interesante u shpalosën në Parlamentin e Shqipërisë, ku “mollë sherri” ishte pikërisht ministrja virtual e prezantuar nga Edi Rama.

Ndërsa të gjithë prisnin që debati të ishte maratonë, ai u ndërpre pas vetëm 20 minutash” – shkruan “Protothema”. , e cila gjithashtu u ndal edhe te “Diella”. Prototema ironizon me Diellën  ku shkruan se ministrja virtuale iu përgjigj personalisht akuzave të opozitës:

“Më dhemb që më quajnë ‘ministër antikushtetues’ vetëm sepse nuk jam qenie njerëzore. 

Jehona për atë që ndodhi në Kuvend e ka kaluar edhe kontinentin. Mediat amerikane “ABC Neës” dhe “ëashington Times” shkruajnë se një “ministër” i gjeneruar nga inteligjenca artificiale u prezantua në parlamentin shqiptar të enjten, si një simbol për transparencë dhe inovacion. Për cirkun parlamentar ka shkruar edhe media kanadeze “Toronto Star”. Ku edhe në këtë rast në qendër të vemendjes ka qenë Diella e krijuar nga Edi Rama për të pasur kontrolle mbi cdo tender të dhënë prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco