Jonida Shehu: Panoramë aspak e mirë për demokracinë! Opozita të mos presë mëshirë nga një diktator

Jonida Shehu: Panoramë aspak e mirë për demokracinë! Opozita të mos presë mëshirë nga një diktator

21:16, 18/09/2025

Mazhoranca socialiste votoi sot përbërjen dhe programin e qeverisë së re pa lejuar debat parlamentar pas protestave të opozitës, pasi kryeministri Edi Rama provokoi me fjalimin e së ashtuquajturës ministrja virtuale “Diella”. Për herë të parë në jetën parlamentare, qeveria dhe programi u votuan pa debat dhe brenda 5 minutave.

Gazetarja Jonida Shehu e ftuar në studion e ‘Çim Peka Live’ thotë se seanca e sotme ishte vijim i rezultatit të zgjedhjeve të 11 majit, ku Rama mori  83 mandate. E quan panoramë aspak të mirë për demokracinë, por thotë se opozita nuk kishte si të priste më shumë nga një kryetar i cili është quajtur ‘autoritar,’ ‘diktator’

“Kjo histori nuk ka nisur sot. Nuk kishte surprizë për atë çfarë pamë në parlament. Për demokracinë ishte e paralajmëruar që në momentin që maxhoranca mori ato vota që përkthehen në aq mandate. Kisha shprese për një vizion të vetën të opozitës për rishpikje të vetës për ato pozita në të cilat ndodhet.

Shehu thotë se opozita gabon kur bie në kurthin e Ramës.

“Asgjë e re. Një panoramë aspak e mirë për demokracinë. Trishtuese si nga e majta dhe e djathta. Nuk di nëse opozita priste diçka tjetër. Rama e kishte sqaruar përsa kohë që i bini tavolinave unë do vij e do iki

Rama ndërtoi një kurth. Pozicioni i Ramës është i të fortit dhe i papërgjegjshmit. Prisni mëshirë nga një njeri që opozita e ka quajtur diktator, autoritar i pandreqshëm?! Bëjnë gabim që bien në kurthin e Ramës”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco