SYRI TV/ Dokumenti/ Irena Gjoka e dënuar në Greqi! Prokuroria e Përgjithshme pranon dënimin! Kalaja: Manja e Dumani tentian ta amnistojnë

11:16, 13/09/2025

Konfirmohet zyrtarisht se gjykatësja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar me vendim të formës së prerë në Greqi. Kryetarja e Komisionit të Apelimit në Partinë Demokratike, Adriana Kalaja, publikoi në Syri Televizion një dokument, ku Prokuroria e Përgjithshme konfirmon dënimin me burg dhe gjobë të Irena Gjokës nga gjykata e Janinës në vitin 2005. Sipas Adriana Kalasë, ministri i drejtësisë Ulsi Manja dhe kreu i SPAK, Altin Dumani, kanë tentuar të fshehin dënimin e Irena Gjokës, me qëllim që ta përdornin gjyqtaren për dënimet politike ndaj liderëve të opozitës.

Pasi tentuan ta fshehin për dy vjet, edhe institucionet shqiptare, kanë konfirmuar zyrtarisht se gjyqtarja e GJKKO, Irena Gjoka është dënuar në Greqi me vendim të formës së prerë.

Kryetarja e Komisionit të Apelimit Adriana Kalaja, publikoi në Syri TV, një dokument zyrtar që konfirmon se Irena Gjoka është dënuar me burg dhe gjobë në Greqi. Sipas Adriana Kalasë, pas një zvarritje dhe tentativave për të amnistuar gjyqtaren e GJKKO, Prokuroria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje Partisë Demokratike, duke i konfirmuar se Irena Gjoka është dënuar nga gjykata e Janinës  në vitin 2005. 

Kalaja akuzoi drejtpërdrejtë ish-ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe Kreun e SPAK, Altin Dumani, se kanë fshehur dënimin ndaj Irena Gjokës me qëllim që gjyqtaren e GJKKO, ta përdorin kundër opozitës dhe kundërshtarëve politikë të Kryeministrit Edi Rama.

Adriana Kalaja paralajmëroi se fshehjen e këtij dënimi nga Dumani dhe Manja do ta ndjek në rrugët e drejtësisë, deri në Srasburg.

Drejtuesja e Komisionit të Apelimit në PArtinë Demokratike, Adriana Kalaja  u shpreh gjithashtu se pas publikimit të këtij vendimi , ndaj Irena Gjokës duhet të merret masë sigurie nga SPAK, ndërsa e cilësoi gjyqtaren e GJKKO si person me rrezikshmëri të lartë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco