Vrau me breshëri plumbash dy persona dhe plagosi 2 të tjerë, Gjykata jep vendimin për autorin e masakrës së Shkodrës

10:51, 11/09/2025

utori i masakrës së Shkodrës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur është njohur me masën e sigurisë ditën e sotme. 

Ditën e hënë, Gila në tentativë për të ekzekutuar Erogen Brajoviç, ka vrarë Armando Palin dhe Liridon Krajën teksa këta po konsumonin kafe në një lokal pranë qendrës së Shkodrës. 

Nga atentati, shënjestra Brajoviç ka mbetur i plagosur së bashku me kamarieren e lokalit Meri Kaceri.

LEXO EDHE: Atentati me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, autori Ragip Gila del para gjykatës për masën e sigurisë

Mësohet sa Gjykata e Shkodrës i ka caktuar Gilës masën e sigurisë arrest me burg. 

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç.

Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç.

LEXO EDHE: Masakra në Shkodër/ Gila nuk bind hetuesit, nis hapja e arkivave të kamerave për lëvizjet e Erogen Vasos

Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba, ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco