Berisha paralajmëron revoltë dhe protesta për rikthimin e votës së lirë: Me Ramën nuk ka zgjedhje të ndershme

15:35, 10/09/2025

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së PD-së, kreu i saj, Sali Berisha, u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të udhëheqë betejën për rikthimin e votës së lirë te qytetarët shqiptarë, duke theksuar se me Edi Ramën në pushtet, zgjedhjet nuk mund të jenë kurrë të ndershme dhe demokratike.

Berisha theksoi se PD nuk do të presë më, por do të ndërmarrë çdo hap të nevojshëm politik, institucional dhe qytetar, për të rrëzuar regjimin që, sipas tij, është i mbështetur mbi drogën, krimin dhe vjedhjen e pasurisë publike.

Ai bëri të qartë se opozita do të kërkojë bashkëpunim ndërkombëtar, por vendimi për të shpëtuar Shqipërinë i përket vetëm shqiptarëve. “Ne jemi përballë një misioni të madh misionit për të çliruar vendin nga diktatura moderne”, u shpreh lideri demokrat, duke paralajmëruar nisjen e revoltave dhe protestave në momentin më të duhur.

Pjesë nga deklarata:

Më 11 maj të vitit 2025, u vendosa të shfrytëzoj çdo hapësirë për t’u rikthyer shqiptarëve të drejtën për të votuar të lirë, duke iu përmbajtur parimit se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira.

Siç mund ta shihni, janë pesë rezoluta ndërkombëtare, të bazuara në dokumentacionin e paraqitur nga Partia Demokratike, që damkosin Ramën si një kryetar të një narkoshteti, një person që zhvillon farsë elektorale dhe që përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.
Këto rezoluta nuk kanë efekt të menjëhershëm, por do të kenë efekt.

Ne nuk presim jemi të vendosur për bashkëpunim ndërkombëtar, por vetëm shqiptarët mund t’ua rikthejnë votën e lirë vetes.

Partia Demokratike është parti e fjalës, debatit dhe mendimit të lirë.
Të gjithë anëtarët dhe mbështetësit janë të ftuar të bëhen pjesë. Nuk ka një datë fikse, por askush nuk duhet të mendojë se partia nuk do t’i nënshtrohet një analize të thellë.

Askush nuk e kundërshtoi hyrjen në parlament pati vetëm sugjerime.
Propozimi i Salianjit ishte plotësisht i drejtë.

Revoltat dhe protestat do të nisin në kohën më të shpejtë të duhur, dhe unë i garantoj mbështetësit dhe mirëkuptoj gjendjen e tyre, por ata janë përpara një misioni të ri dhe të madh misionit të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare, e bazuar në drogë, krim dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Partia Demokratike ka të gjitha fuqitë për të marrë vendime të arsyeshme, dhe ato do të jenë në përputhje me statutin e saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco