Skandali/ Në magazinën nga ku dolën 8 tonë domate të kontaminuara për në Kroaci, sekuestrohen tonelata me perime, dërgohen për analizë

Skandali/ Në magazinën nga ku dolën 8 tonë domate të kontaminuara për në Kroaci, sekuestrohen tonelata me perime, dërgohen për analizë

10:08, 10/09/2025

Një tjetër sasi record me perime, kryesisht kastraveca, speca dhe domate janë sekuestruar nga Policia pas urdhërit të Prokurorisë së Beratit në magazinën e Mariglen Qorrit, i cili dyshohet se ka tregtuar jashtë vendit, në Kroaci, domatet e kontaminuara me pesticide tej normave të lejuara, ku edhe pas analizave rezultoi me nivel të perparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Pas arrestimit të Qorrit dhe dy inspektorëve të AKU-s, Berat, Policia ka mësyrë në magazinën e tregtarit, ndërsa aty janë gjetur sasi të konsiderueshme të perimeve të ndryshme, të cilat dyshohet të jenë të kontaminuara me sasi preparati.

Image

Sipas Policisë, nga sasia e sekuestruar e perimeve të ndryshme, u morën mostra për analiza, pasi dyshohet se mund të jenë me përbërje të lartë preparatesh.

Lexo edhe: 8 tonë domate shqiptare të kontaminuara në Kroaci/’ Arrestohet pronari i kompanisë dhe dy inspektorët e AKU-së në Berat

Sakaq për pronarin e kompanisë së tregtimit të perimeve në Berat dhe dy inspektorëve vendorë të AKU-së, u vendos arrestimi, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco