SYRI TV/ Afera Rama McGonigal, NY Post shkruan për hetimet e reja: Duçka përcolli njoftimet te kinezët

13:11, 07/09/2025

Nga SYRI TV

Mediat amerikane vijojnë të publikojnë detaje nga raporti I hetimit të Departamentit të Drejtësisë për aferat e Charles Mcgonigal, pjesë e të cilave është edhe Kryeministri Edi Rama dhe persona të tjerë të afërt me shefin e qeverisë shqiptare. Në një artikull të mëdias prestigjoze amerikane New Jork Post, gazetari Viktor Nava shkruan se Charles McGonigal i ka dhënë informacione punonjësit të një grupi kinez që bënte biznes me familjen e ish-presidentit Joe Biden për arrestime të planifikuara lidhur me një hetim penal, duke komprometuar integritetin e hetimit, sipas kryeinspektorit të Departamentit të Drejtësisë. Fjala është për këshilltarin jozyrtar të Edi Ramës, Dorian Duçka, i cili pas marrjes së informacioneve nga Mcgonigal ka njoftuar shefat e kompanisë kineze për arrestimet e pritshme. 

Ndërsa mbikëqyrte hetimin e FBI-së ndaj CEFC, McGonigal u takua me një zyrtar shqiptar, Dorian Duçka që punonte për CEFC në qershor 2017 dhe i tha atij ‘diçka në kuptimin e ‘po i hetojmë’ ose ‘po shkojmë pas tyre’.

Në atë kohë, dijenia për hetimin ishte ‘e kufizuar në një numër të vogël të personelit qeveritar.’

Duçka udhëtoi në Uashington DC, ditën pas takimit të tij me McGonigal dhe e njoftoi Patrick Ho për atë që kishte mësuar nga Mcgonigal.

Ai paralajmëroi Ho se besonte se zyra kishte plane për ta arrestuar atë dhe potencialisht të tjerët të përfshirë me CEFC.

Dorian Duçka më vonë ndau informacionin për arrestimet e pritshme, me Kryetarin e CEFC China, Ye Jianming, i cili paralajmëroi një tjetër objektiv të FBI-së, i identifikuar si ‘Target 3’ në raport, për mundësinë e arrestimeve të afërta.

Në artikullin e News York Post publikohet edhe një detaj tjetër sipas të cilit, Mcgonigal ka paralajmëuar Dorian Duckën që të shmangte udhëtimet në Shtetet e Basgkuara pasi mund të arrestohej. 

Në nëntor 2017, Dorian Duçka ka kontaktuar me McGonigal pasi kishte marrë një ftesë nga Ho për të marrë pjesë në një ngjarje të sponsorizuar nga CEFC në Nju Jork.

Dorian Duçka  nuk ndodhej në SHBA në atë kohë dhe dukej se po e mundonte ideja për të marrë pjesë në event, duke pasur parasysh hetimin e FBI-së për CEFC-në. Por McGonigal e kishte këshilluar Duçkën që të ‘qëndronte në Shqipëri,’ sipas raportit. Zyrtari i FBI-së gjithashtu tha diçka në kuptimin e ‘jemi gati për ta’ ose ‘gati për veprim,’ ka thënë Duçke në dëshminë e tij për FBI-në.

Artikulli ndalet më tej në marrëdhënier okulte mes kompanisë kineze dhe Hunter Biden, djali I ish-Presidsentit amerikan Joe Biden.  Dokumentet e siguruara nga Komiteti i Mbikëqyrjes së Dhomës tregojnë se Hunter Biden i referohej zëvendës-kryetarit të CEFC, Ho , si klient i tij dhe ‘kreu i shërbimit sekret kinez’.
Ho ra dakord të paguante Hunter një honorar prej 1 milion dollarësh për ‘Këshillim mbi çështjet e ligjit amerikan dhe këshillim lidhur me punësimin dhe analizën ligjore të çdo Zyre Ligjore apo Avokati në SHBA. 

Në korrespondencën tjetër midis Hunter dhe CEFC, ai tha se çdo marrëveshje e arritur do të ishte ‘interesante për mua dhe familjen time.’

Hunter dhe xhaxhai i tij James Biden fituan 4.8 milion dollarë nga kompania anëtare e CEFC, CEFC China Energy, në 2017 dhe 2018.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco