Sherri masiv në Korçë, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën! Dalin emrat e tre të arrestuarve

Sherri masiv në Korçë, të plagosurit jashtë rrezikut për jetën! Dalin emrat e tre të arrestuarve

07:21, 01/09/2025

Tre persona u plagosën me thikë në Korçë pas një konflikti të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në parkun e qytetit.

Sipas të dhënave ngjarja ka ndodhur në lagjen 1 të qytetit teksa dy grupe të rinjsh janë konfliktuar verbalisht për motive banale dhe 3 prej tyre janë plagosur me thikë.

LEXO EDHE: Korçë: Plagosje me thikë në zonën e Pazarit, tre persona të lënduar, njëri prej tyre në gjendje të rëndë

Mësohet se dy nga të rinjtë kanë marrë plagë në trup dhe një tjetër në krah, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se ka shoqëruar në komisariat si autorë të dyshuar tre persona të identifikuar si Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi ndërsa po ashtu po merren në pyetje edhe klientë të lokalit të cilët kanë qenë dëshmitarë në momentin e ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco