Deputeti i Partisë Demokratike kundërshton me forcë pr/ligjin “Mbi barazinë gjinore” që qeveria Rama ka paraqitur këto ditë në Kuvend.
Në një intervistë për Syri. Tv Tritan Shehu thotë se me këtë pr/ligj në mënyrë tinëzare po kërkohet të futen konceptet ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’
”Në thelb ky pr/ligj devijon çështjen e barazisë gjinore duke e futur në disa spirale të rrezikshme që lidhen me teoritë e sotme të së majtës populiste, grupeve LGBT apo të tjera që kërkojnë të shkatërrojnë kolona të shoqërisë njerëzore. Në mënyrë tinëzare po kërkohet të futen konceptet ‘prindi 1’ e ‘prindi 2’” thotë Shehu.
Pse e kundërshton këtë pr/ligj?
“Nën emrin e barazisë gjinore na sillet një ligj që bie ndesh me konceptin e gjinive tradicionale që duhen mbrojtur dhe janë bazë e familjes dhe edukimit të shoqërisë njerëzore. Kemi të bëjmë me deviacion.
Futet një koncept gjinia dhe përkatësia e shumëfishtë. Është koncept që kërkon të njohë përveç mashkull e femër dhe gjini të tjera, që futet koncepti i gjinisë fluide. Ligji kërkon të ngatërrojë gjininë me orientimin seksual. Është tjetër që gjinia dhe tjetër gjë orientimi seksual.
Një mashkull mund të ketë orientim seksual homoseksualizmin, ashtu dhe një grua, por kjo nuk ndryshon gjininë që përcaktohet që në lindje. Futja e elementeve si gjinia e shumëfishtë hap rrugën për koncepte dhe teori gjender të aplikuara që në moshën të vogël. Teori majtiste sorosiane që kërkojnë të fusin këto elemente të gjendurit në shkolla. Ka pasur tendenca për ta hapur këtë lojë, por ne e kemi ndaluar. Tani duan ta fusin në ligj, kemi të bëjmë me deformim të thellë të shoqërisë, ku familja të quhet dhe familja homoseksuale, apo transgjinore. Por familja është e përbërë nga burri e gruaja, familja është e shenjtë. Tjetra është bashkëjetesa’”
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS