Për 8 vite me radhë, Edi Rama e toleroi një ndërtim pa leje gjigant të një zyrtari të tij në një zonë jo vetëm shumë të dukshme, por edhe shumë të lakmuar në vend.
Por një ditë pasi e shembi me tritol këtë resort, Edi Rama u krenua sot përpara ndjekësve të tij në rrjetet sociale.
“Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në veri, jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit”, shkruan Rama.
Resorti “Saint Michelle Residence”, i ndërtuar pa leje nga ish-drejtori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Durrës, Ardian Halili, u shemb të premten, 29 gusht, me shpërthim të kontrolluar.
Një ditë para prishjes së resortit, Halili u arrestua nga autoritetet, nën akuzën për shkelje të ligjit dhe abuzim me detyrën.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS