Avokati Genc Gjokutaj denoncon dy standardet e Gjykatës së Lartë në lidhje me veprën penale të 'korrupsionit pasiv,' akuzë për të cilën klienti i tij Jamarbër Malltezi për dy vite iu privua liria.
Në një vendim të marrë më 8 prill 2025, Gjykata e Lartë evidenton se ‘korrupsioni pasiv ka për subjekt vetem ata që ushtrojnë funksione publike!”
Ky ishte pretendimi i palës mbrojtëse që ditën e parë të arrestimit të Jamarbër Malltezit, për dosjen Partizani. Pra që Malltezi nuk ishte subjekt i veprës penale të Korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë, por që gjithmonë kërkesa u refuzua.
Ndërkohë që në prill të këtij viti Gjykata e Lartë dhe i njëjti trup gjykues – Ilir Panda, Sandër Simoni e Sokol Binaj - e pohoi këtë standard, i cili nuk u aplikoi për Jamarbër Malltezin prej 2 vitesh duke rrëzuar çdo kërkesë të mbrojtjes lidhur me këtë fakt.
“Sipas të njëjtës Gjykate të Lartë dhe të të njëjtëve gjyqtarë rrethanat e çështjes provojnë se nuk kemi subjekt të kësaj vepre penale per çdo të gjykuar të këtij lloji përveç Jamarbër Malltezit që vuajti privimin e lirisë per 2 vjet me radhë” nënvizon Gjokutaj duke e mbyllur postimin - që i ka bashkangjitur dhe dokumentin e vendimit- me “luftë klasash ne Gjykatën e Lartë!
Postimi i avokatit Gjokutaj
Vendim i Gjykatës së Lartë që thotë se korrupsioni pasiv ka per subjekt vetem ata qe ushtrojne funksione publike!
Ky ka qenë pretendimi ynë që ditën e parë te arrestimit të Jamarbër Malltezit i cili kishte të bënte me mungesën e cilësisë së tij (Jamarbër Malltezit) si subjet i veprës penale te “Korrupsionit pasiv të funksionarëve publik”!
Ne prill te këtij viti Gjykata e Lartë dhe i njejti trup gjykues e pohoi kete standard por nuk e aplikoi për Jamarbër Malltezin tash 2 vjet duke rrëzuar çdo kërkesë të mbrojtjes lidhur me këtë fakt!
Sipas të njëjtës Gjykate të Lartë dhe të të njëjtëve gjyqtarë rrethanat e çeshtjes provojnë se nuk kemi subjekt të kësaj vepre penale per çdo të gjykuar të këtij lloji përveç Jamarbër Malltezit që vuajti privimin e lirisë per 2 vjet me radhë!
Luftë klasash ne Gjykatën e Lartë!
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS