Një aksident i rëndë me 2 të vdekur dhe 1 i plagosur është shënuar në aksin Sarandë – Delvinë mbrëmjen e sotme.
Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse në vendin e ngjarjes. I plagosuri është transportuar drejt spitalit të Sarandës në gjendje të rëndë, informon gazetari i Syri Tv, Gentian Këllçiu.
Viktima të aksidentit janë dy vajza nga Kopaçeza, bashkia Delvinë.
Ende nuk ka detaje në lidhje me rrethanat e aksidentit.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS