Situata e përditësuar e zjarrit në Gramsh: Përmirësim në disa zona, vijon puna në vatrat aktive

Situata e përditësuar e zjarrit në Gramsh: Përmirësim në disa zona, vijon puna në vatrat aktive

08:50, 14/08/2025

Në njësinë administrative të Ermenjit, zjarri është vënë nën kontroll. Aktualisht ka ende vatra aktive, por puna për shuarjen e tyre vijon intensivisht.

Kushtet atmosferike janë më të favorshme sot, pasi mungesa e erës ka ndihmuar në përparimin e punës së ekipeve në terren.

Ndërkohë, në zonat e Kodovjatit dhe Skënderbegasit, mbeten ende disa vatra aktive. Përqendrimi i forcave është i fokusuar në këto zona, ku përfitimi nga qetësia e motit po ndihmon në menaxhimin e situatës me më shumë efikasitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco