Sot në Gjykatën Civile të Tiranës po zhvillohet seanca për kërkesën e Focus Media Group (FMG) për vendosjen e një mase sigurie padie, me qëllim rikthimin e aktivitetit normal të redaksive të prekura, lejimin e vijimit të punës së gazetarëve, transmetimit të programeve, si dhe pezullimin e veprimeve të ndërmarra nga KAYO SHA dhe Policia e Shtetit.
Syri Tv zbardh detaje nga seanca
Përfaqësuesi ligjor i Fokus Media Group argumentoi pse gjykata duhet të ndalojë veprimet e kompanisë “KAY+O”.
Mbrojtësi ligjorë i Fokus Media Group: Të shtunën në mëngjes pranë shoqërive Fokus Media Group dhe Panorama sha, janë paraqitur persona të identifikuar si përfaqësues të kompanise “Kayo”. U futën me dhunë në amebientet e të dy shoqërive. Të dyja shoqeritë kane dy godina dhe në këtë rast KAYO së bashku me policinë, vendosën perimetër duke mos lejuar përsonat të futeshin brenda dhe kanë ndërprerje edhe transmetimin.
Nuk është prezantuar asnjë dokument apo shkresë qoftë gjyqësore apo i ndonjë organi administrativ, dhe rojet në keto kushte rojet janë detyruar të lejonin që këta persona të futeshin brenda.
Ne kemi kërkuar shpjegime, nuk na kanë dhënë asnjë shpjegim. Në vijom te asaj dite, rreth ores 16.00, ka hyrë policia ushtarake dhe ka marrë perimetrin e brendshme, ndërsa te jashtmin e mbajti policia. Në ditët në vijim, kanë filluar të çmontojnë mobiljet, këtë e ka bërë kompania “Kayo”. Ata kanë shqyer dyert me trapan dhe më pas dyert e brendshme nuk e di si i kanë hapur.
Ne vijuam transmetimin me mjete te tjera. Ne i kërkojmë gjykatës të ndalohen veprimet e kompanisë “KAY+O”. Kërkojmë masë sigurimi. Ngrejmë padi e cila synon mbrojtjen e të drejtave tona reale. Kemi edhe sende të cilat kanë një natyre të veçante brenda. Kemi mobilje, pajisje transmetimi dhe materiale konfidenciale të gazetarëve. Në këtë rast, në kërkojmë dorëzimin e të gjitha materialeve të shoqërisë.
Avokati i shoqërisë kërkoi dhe rivendosjen në vend të të drejtave të gazetarëve që janë cënuar.
"Kërkojmë të na dorëzohen të gjitha materialet. Kërkojmë te mos preken materialet që janë nxjerë nga godina dhe janë dërguar në një repart ushtarak:”
Ndërhyri dhe gazetarja e News24, Klodiana Lala: Aty janë materialet e mia konfidenciale, është e gjithë jeta ime aty. Materialet e mia profesionale janë në duart e ushtrisë. Ndjesë për ndërhyrjen por nuk po përmendet diku kjo çështje që është shumë e rëndësishme.
Përfaqësuesi ligjor i KAYO: “Kayo ka pretendime vetëm për godinën e News24, nuk kemi asnjë pretendim për godinën tjetër. Nuk ka dalë njeri me forcë nga godina. Ne jemi pronari i ligjshëm. Nuk njoftuam sepse është fakt i njohur botërisht. Ne nuk kemi asnjë marrëdhënie juridike me Fokus Media Group. Veprimet që Bashkia donte ti kryente para 3 vitesh, ishin të ndaluar. Në momentin që ra masa e sigurimit, Bashkia procedoi me dorëzimin. Ngriti një grup pune për dorëzimin e objektit. Pala kërkuese nuk ishte aty.
Është sundim mbi sendin, ne shkuam ta marrim si pronarë të ligjshëm. Zbatuam ligjin. Policinë e njoftuam ne sepse donim të siguronim pronën. Pala kërkuese marrëdhënien qiramarrëse e ka mbyllur në vitin 2022. Te godina tjetër që ne nuk kemi pretendime, kërkuam një liste me punonjësit e Panoramës. Ata të vazhdojnë punën aty, ne nuk i pengojmë aksesin, ia kemi thënë qe ditën e parë. Listën e donim që ata të kalojnë përmes pronës tonë. Kufirin e kemi vendosur në hyrje të pronës tonë. I kemi thënë na jepni mundësinë t’ju garantojmë aksesin. Neve instruktuam policinë ushtarake që punonjësit që do vinin të panorama do lejoheshin.
Kujtojmë se prej datës 09.08.2025 televisionit Neës24 i është ndërprerë transmetimi duke vijuar mbrëmjen e djeshme edhe me grabitjen e kompjuterave dhe materialeve të punonjësve.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS