SYRI TV/ Zjarri shkrumbon rivierën shqiptare, banorët: Zjarret janë vendosur qëllimisht

14:01, 29/07/2025

Zjarri në rivierën shqiptare ka lënë pasoja të mëdha.

Sipërfaqe të mëdha të shkrumbuar, aromën e tymit qe prej disa ditësh nuk largohet nga zona e Borshit, por edhe banorë dhe pushues të frikësuar. 

Banorët, por edhe pronarët e lokaleve në jug të vendit në zonën e Borshit rrëfejne momentet e marrjes flakë të bimësisë, por edhe afrimin e zjarrit në afërsi të banesave dhe rreziku edhe për djegien e tyre. Ata tregojne se zjarri ka qenë i qëllimshem dhe dëmet janë të konsiderueshme

Por dëme te medhja janë shkaktuar në turizëm. Paniku i krijuar nga flakët dhe tymi i zjarrit ka frikësuar pushuesit në Borsh të cilët janë larguar nga frika e marrjes flake te banesave ku ata qëndronin.

Madje pronarët e banesave dhe hoteleve tregojnë se kanë qene vet ata që u kanë thënë pushuesve te largohen për sigurinë e jetes së tyre deri sa zjarri te vendosej nen kontroll

Prej gati një 4 ditësh riviera shqiptarë nga Borshi, Lukova apo edhe zona rrethe tyre kanë qenë nën pushtetin e flakëve te zjarrit.

Zjarri dogji sipërfaqe te medha me bimë dhe shkurre dhe mbuloi me tymë që bregdetin në jug. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco