Gazetari Elvi Fundo, e cilëson kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, si një ‘lider’ të ‘djegur’ politikisht.
I ftuar në emisionin Kafe Shqeto në Syri Tv përmes një lidhjeje video, Fundo tha se pavarësisht artikujve propagandistikë të paguar nga Veliaj përmes incineratorëve, e ka të pamundur të sfumojë akuzat qe ngritura ndaj tij.
Fundo theksoi se drejtësia nuk bëhet përmes propagandës, siç po tenton të bëjë Veliaj.
Gazetari Fundo bëri të ditur gjithashtu edhe akuzën e 14 që rëndon ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, për ‘shpërdorim detyre’, pas padisë së një studioje ligjore të 5 viteve më parë dhe që tanimë është kthyer në mbrojtjen e Veliajt.
Mendova se këta po nisnnin një startegji, jam i bindur që veliaj s’ka mencuri për t’u përballur me provat, por ka hallin e propagandës e faktin që është në burg. Veliaj është një lider që s’u bë kuure i tillë. Është një lider i djegur politikisht. Artikulli , u nxor ky artikull. Erion Veliaj është si lumi i qelbur i Kafkës, nëna Shqiponja s’e ka lexuar kurrë Kafkën. Termi kafkian është term i përdorur nga Veliaj. Deri tani kam gjetur 10-15 herë në deklarimet publike, ndaj dhe letra m’u duk jo e shkruajtur prej tij. Artikulli në Euroreporter s’është investigim, por që e ka çuar një studio ligjore, ndaj e morëm të mirëqenë, është artikull i bërë me porosi nga një studio ligjore.
Drejttësia nuk bëhet me propagandë. Veliaj ka 13 akuza për 4 vepra të rënda penale. Akuza e 14, Gjykata Administrative e Apelit të Tiranë, i ka regjistruar akuzën e 14 për ‘shpërdorim detyre’, për rrugë që Veliaj e shpiku për ta çuar në pronat e Ajola Xoxa. Kallëzuese është studioja ligjore që e mbron, firma Rakipi. E ka paditur para disa vitesh Veliajn, se shkoi të ndërtonte një rrugë që e çonte te pronat e Ajola Xoxës. Studio ligjore që e mbron e ka paditur para disa vitesh. Vilma Rakipi ka kërkuar shfuqizimin e veprimeve të Erion Veliajt.
Ja ka qepur letrat vetë studio ligjore, bëhet fjalë për një pronë të Ajola Xoxës që më pas është tentuar të zhvillohet. E ka marrë dhe më pas ia ka kaluar kushëririt të saj për ta zhvilluar. Kemi për detyrë të tregojmë se Veliaj ka 14 akuza, 4 vepra të rënda penale që rrezikon 7-15 vjet burg. SPAK ka hetuar edhe një apartament tjetër, pas presidencës pallati i ri, Ajola është shfaqur bashkë me një arkitekt për të marrë një apartament.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS