SPAK dhe Policia ekzekutuan vendimin për Berishën para se GJKKO të jepte vendimin, Gjokutaj: Ky është standardi i 'Afërmendshit'

19:36, 30/06/2025

Në Task-Forcë, avokati Genci Gjokutaj denoncoi edhe një manipulim të dukshëm në procedurat e SPAK-ut, duke zbuluar një shkresë që i është dërguar Policisë para se të merrej vendimi gjyqësor, ndaj liderit të opozitës, Sali Berisha.

Ai tha se ekzekutimi i vendimeve gjyqësore bëhet nga prokurori vetëm pasi vendimi është marrë, dhe fakti që kjo shkresë ishte përgatitur me kohë, madje pa numrin e vendimit, tregon një siguri të paracaktuar për rezultatin e çështjes. Gjokutaj akuzon gjyqtaren Irena Gjoka se ka qenë pjesë e këtij procesi, duke krijuar që në fillim një “falsifikim procedural” që po përdoret për të ndjekur penalisht liderin e opozitës.

Image

Genci Gjokutaj: Kjo është një shkresë e SPAK-ut që ja drejton Policisë.

Ekzekutimin e vendimeve të gjykatave, e bën prokurori. Por prokurori e bën pasi e merr vendimin, jo një ditë para se të merrej vendimi. Kjo është prova e ‘afërmendëshit’, që këta janë 100% të sigurt që ai vendim do të merrej dhe kanë lënë bosh numrin e vendimit se nuk e ka ditur.

Ky e ka ditur, e ka bërë shkresën gati dhe e ka dërguar sepse këta e kanë marrë vendimin. Dhe këtë e ka barë Irena Gjoka. Irena nuk e ka zhgënjyer prokurorinë, por afërmendsh ka vendosur çfarë ka vendosur prokurori.

Kjo shkresë është prova, sipari. Që ditën e parë fillon me një falsifikim.

Kjo karikaturë procedurale bëhet për liderin e opozitës. Konceptimi i shkresës duhet të ishte minimalisht më datë 22.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco