Një zjarr i fuqishëm përfshiu pasditen e djeshme tregun ambulant në lagjen 13 të Durrësit, duke shkrumbuar pothuajse të gjithë territorin e tij.
Më shumë se 20 dyqane të ndërtuara me struktura llamarine u dogjën plotësisht, ndërsa flakët u përhapën me shpejtësi, duke lënë pas dëme të mëdha materiale.
Zjarri përfshiu gjithë zonën në pak minuta, duke krijuar panik mes tregtarëve dhe banorëve, ndërkohë që tymi i dendur e bëri të vështirë ndërhyrjen.
Pavarësisht mbërritjes së forcave zjarrfikëse, dëmet ishin të pakthyeshme dhe shumica e mallrave u dogjën plotësisht.
Banorët dhe tregtarët akuzojnë autoritetet për reagim të vonuar dhe mungesë kontrolli, duke theksuar se kjo është pasojë e një neglizhence të përsëritur.
"Siç i patëm ato 5 lekë, na u bënë shkrumb e hi, nuk e di çfarë do bëjmë me jetën tonë, janë djegur me miliona lekë.I kemi akoma lekët e mallit borxh pa larë në Tiranë, ata nuk duan t’ja dinë, duan lekët e mallit që kemi marrë, kështu do qofshim"- thanë tregtarët për mikrofonin e Syri TV
Ndërkohë, pronari i tregut është proceduar sot në gjendje të lirë, ndërsa hetimet për shkaqet e zjarrit janë në vijim.
Pamje të ardhura në redaksinë e Syri Televizon:
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS