Procesi ndaj Berishës, pjesë e komplotit për të vendosur regjimin një partiak!

Procesi ndaj Berishës, pjesë e komplotit për të vendosur regjimin një partiak!

09:26, 30/06/2025

Nga Tritan Shehu/

Një komplot në vazhdim që…

Mbasi dështoi me zhvillimet brenda PD.

Mbasi PD, në sajë të Berishës, militanteve, anëtarëve që qëndruan të saj, nuk u kthye në një “filial” të regjimit.

Mbasi Berisha nga “lartësia” dërmoi izolimin.

Mbasi u arrit të realizohet në kushte ekstreme një fushatë zgjedhore e gjerë, dinjitoze me Berishën në drejtim.

Mbasi “non grata” e Berishës, si pjesë e atij komploti u qartësua krejt politike.

Po çelët tashmë dhe akti i fundit i këtij komploti.

Një proces farsë, pa asnjë provë, krejt i montuar ndaj Berishës.

Por që në fakt do përfundojë si një “colpo di grazia” për vete “reformën” dhe institucionet e drejtësisë!

Një proces që do të kujtohet për zanafillën e tij si një njollë turpi për ata që po e iniciojnë.

Unë nuk e di si do të përfundojë formalisht ky proces në këtë “xhungël” të sistemit të drejtësisë, po besoj se akoma kanë mbetur profesionistë të lirë e me dinjitet në ato institucione.

Di se në të vërtetë do të përfundojë në “kosh”, si sipari i fundit i komplotit të dështuar ndaj PD, pluralizmit e demokracisë sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco