‘Ramaduro, një damkë dhe 'pikë e dobët' për Ramën’/ Koka: ‘Rezonancë’ e fortë kundër propagandës së kryeministrit

18:51, 26/06/2025

Për gazetarin Bledian Koka, artikulli i publikuar në median amerikane Fox Neës nga amabasadori Agim Nesho, nuk është gjë tjetër veçse një damkë për kryeministrin e vendit tonë, Edi Rama.

I ftuar në emisionin Task Force në Syri Tv, Koka tha se artikulli, i bën një ‘rezonancë’ shumë të fortë, propagandës së Ramës, ndërsa gazetari shton se ka zëra që theksojnë këmbënguljen e kryeministrit për një shpjegim nga ana e medias amerikane, lidhur me artikullin e publikuar ndaj tij.

Sipas Kokës, nëse sot ka një betejë për atë që po ndodh me pushtetin e Ramës në Shqipëri, atëherë amerikanët e kanë mëse të qartë projektin e Sorosit të instaluar në vendin tonë, ku vetë Rama ishte një nga tre folësit kryesorë në dasmën e Aleks Sorosit.

Ramaduro, është një damkë, është markë që z.Rama, jo më kot… që ishte artikull që krijoi një rezonancë shumë të fortë nga ana e propagandës. Rama ka kërkuar një reagim vetë nga Fox Neës.

Nëse me rastin e RAI-t kishte akses me Melonin, me Bild-in, bëri edhe padinë që ngriti ndaj redaksisë dhe më pas u tërhoq. Ndryshe nga herët e tjera, është një situatë e sikletshme për faktin e pamundësisë përta kontrolluar.

Atë që s;e bëri dot në SHBA, e bëri me ‘laskarët’ e medias kundër ambasadorit Nesho. Në një vend regjimi s’është çudi, Rama ka një pikë të dobët, po të ngulmojnë e goditet, Rama është jashtë kontrollit.

Nuk reagoi njëri nga enturazhi i proopagandës për arkitektët. Fakti që Rama e ka për një javë që s’i del e keqja me ‘Ramaduron’ e Neshos, tregon se është pika e dobët e Ramës.

Nëse amerikanët e kanë seriozisht betejën me Sorosin, urdhëro ia, e keni si projekt të instaluar në Shqipëri. Doni të tregoni realisht se e keni betejën. Rama, një nga tre folësiot kryesorë të dasmës së Alex Soros para dy javësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco