‘Kush i ka dhe u ka dhënë lejen e paligjshmërisë lojërave të fatit?’/ Abilekaj: Cili është roli i tyre në zgjedhje...

‘Kush i ka dhe u ka dhënë lejen e paligjshmërisë lojërave të fatit?’/ Abilekaj: Cili është roli i tyre në zgjedhje...

12:27, 26/06/2025

Gazetari dhe analisti Enton Abilekaj, ka reaguar ashpër në lidhje me ‘lejimin’ jo zyrtar të lojërave të fatit në Tiranë, që muajt e fundit janë hapur më shumë seç kur ishin të ligjshme.

Në postimin e tij në Facebook, Abilekaj thekson se ‘një investigim se kush i ka lojërat e fatit dhe kush ua ka dhënë lejen e paligjshmërisë, cili është roli i tyre në zgjedhje dhe marrëdhënia me policinë, duhet bërë sa më shpejtë, për të kuptuar shumë më tepër se sa bastet e paligjshme’.

Postimi i plotë:

Mjafton nje ecje ne kembe per pak kilometra per te kuptuar qe pikat e basteve dhe lojerat e fatit jane hapur ne gjithe Tiranen. Tashme fare hapur, mund te shikosh nga rruga edhe gara me qene, me keq se ne kohen kur lejoheshin me ligj.

Kete shkelje te hapur, nuk e ve re vetem policia, ose ndoshta eshte vete policia qe e mbron. Ose dikush mbi policine qe e ka lejuar ne menyre te paligjshme, qe te bejne para nje grup njerezish te zgjedhur dhe te mos paguajne asnje takse. A nuk eshte me mire keshtu per biznesmenet e lojerave te fatit? Kur lejoheshin paguanin edhe taksat.

Nje investigim se kush i ka lojerat e fatit, kush ua ka dhene lejen paligjshmerisht, cili eshte roli i tyre ne zgjedhje, marredhenia e tyre me policine, duhet te behet sa me shpejt, per te kuptuar shume me teper sesa bastet e paligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco