VIDEO/ ‘Damkosja e Ramaduros’/ Berisha: Kambanat po bien për kartelet!

20:01, 25/06/2025

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi një video ku shpjegon se përse u zgjat gjendja e emergjencës për Ballkanin Perëndimor nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ramaduro! Ramaduro.

Çfarë komenti tjetër do?

Tre ditë para, kryeministri i Shqipërisë, nga media kryesore numër një e SHBA dhe e botës, u damkos Ramaduro.

E kupton vetë!

Tjetër, tre javë më parë, një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë solli këtu mesazhin e Ministrisë së Drejtësisë së SHBA me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës.

Po për kë bien këto kambana?

A është folur ndonjëherë për kartele droge në Shqipëri? Nuk është folur kurrë.

A është cilësuar ndonjëherë Edi Rama si Ramaduro? Unë e kam cilësuar Noriega, por njerëzit e kanë harruar Noriegën tani. As 3 përqind e njerëzve nuk e dinë se ç’është Noriega.

Kështu që mund të them se epiteti im nuk ngjiti.

Ramaduro në vend, e kapi, e shpalli media numër një e botës.

Pra, si të mos e shpallë atë presidenti Trump, Ballkanin një zonë të rrezikshme.

Kjo është arsyeja.

Kartelet po, Ramaduro po, janë të gjitha së bashku,” shprehet Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco