Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, në një intervistë për emisionin “Kafe Shqeto”, u shpreh se bashkë me zgjedhjet e 11 majit ka rënë përfundimisht edhe i gjithë sistemi i drejtësisë në vend.
Ai theksoi se shqiptarët janë dëshmitarë të një procesi zgjedhor të manipuluar dhe të plaçkitur në mënyrë të hapur, ndërsa drejtësia ka zgjedhur të qëndrojë në heshtje dhe të luajë rolin e mbështetëses së qeverisë.
Deputeti i PL solli në vëmendje vendime të qeverisë, si falja e gjobave pak para zgjedhjeve, që sipas tij përbëjnë shkelje flagrante të Kodit Zgjedhor dhe ligjeve në fuqi.
Ai denoncoi gjithashtu manipulimin e votës së diasporës dhe akuzoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për standard të dyfishtë, ku zarfet e votimit konsiderohen të paligjshme, ndërsa votat të vlefshme.
Petrit Vasili:
"Bashkë me zgjedhjet (dhe kjo gjë duhet të theksohet nga të gjithë) ka rënë përfundimisht tërë sistemi i drejtësisë.
Të gjithë shqiptarët pa përjashtim kanë parë se si zgjedhjet janë plaçkitur e manipuuar e nuk kanë parë asnjë veprim të drejtësisë, e cila ka luajtur vetëm një rol, për të qenë mbështetësja e qeverisë, dhënia e alibisë dhe sigurimin e pandëshkueshmërisë absolute.
Kjo sepse, përpara se të shkoj në çdo arsyetim tjetër, pyes: Përse nuk shkoi drejtësia në zyrën e kryeministrit në momentin që u mor vendimi për faljen e gjobave, që ishte një dhunim i hapur nga më flagranti dhe më mafiozët e Kodit Zgjedhor dhe i çdo ligji të miratuar që është në fuqi?
Sa i takon KQZ, është manipuluar vota e diasporës, paturpësia arrin që votat lexohen, ndërsa zarfat nuk paguhen nga KQZ, pasi zarfet konsiderohen të paligjshme e votat të ligjshme.
A kanë shkuar në zyrat e KQZ e të marrin ndjekje penale që nga kryetari, etj.?
Ju keni parë manipulime pafund me fytyrë e me zë në të gjitha qendrat e votimit, por a keni parë ndonjë veprim masiv të drejtësisë, e cila duhet të shkonte e të bënte ndalime e arrestime të këtyre maskarenjve të krimit elektoral? Absolutisht asnjë veprim!
Po të shikoni me vëmendje, ajo që i ka dhënë të gjithë mundësinë që votat të manipulohen e qeveria të bëjë si të dojë me qindra milionë euro, nuk ka asnjë veprim.
Ndërkohë që keni parë që bënte në fushatë sikur arrestonte apo ndalonte dikë që u kap me 100 mijë lekë të vjetra, etj.
Drejtësia e qeveria të bëra njësh, vodhën e plaçkitën zgjedhjet".
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS