Publikohen të tjera pamje skandaloze nga dita e votimit më 11 Maj, ku komisionerët e Partisë Socialiste janë fiksuar që votojnë në emër të qytetarëve dhe mbushin kutitë. Provat u publikuan nga kryedemokrati Sali Berisha gjatë konferencës me gazetarët, I cili theksoi se opozita është e vendosur në betejën për ti rikthyer vendit zgjedhje të lira me qeveri teknike.
Syri tv:
Lideri i opozitës Sali Berisha publikoi të tjera prova që faktojnë masakrën zgjedhore të 11 majit. Nga selia blu, Berisha nxori pamjet filmike që tregojnë sesi komisonerët kontrulluan çdo votë, duke votuar bashkë me zgjedhësit, teksa në kuti në disa raste u hodhën më shumë se 1 fletë votimi nga i njëjti person.
Berisha i cilësoi këto si akte kriminale, teksa paralajmëroi se opozita do të bëjë betejë të shumanshme kundër masakrës zgjedhore, duke vënë theksin tek qeveria teknike
Si përgjegjës kryesorë të farsës zgjedhore Berisha akuzoi kryeministrin Rama dhe kreun e SPAK-ut Altin Dumani, duke theksuar se qendrat e votimit u vunë në presionin e ‘hanxharëve të krimit.
Berisha u ndal edhe tek hapat për ndërgjegjësimin e ndërkombëtarëve, dike përfshirë takimet në Bruksel, Strasburg dhe reagimet pas zgjedhore, ku theksoi se tashmë reagimet ndërkombëtare ndaj situatës politike në Shqipëri janë të qarta, dhe faktojnë shkatërrimin e zgjedhjeve nga partia-shtet
Sa I takon zgjedhjeve të pjesshme lokale që pritet të mbahen në vjeshtë në disa bashki, përfshirë dhe Tiranën, lideri i opozitës ishte konsistent në qëndrimin e tij se me Edi Ramën ka vetëm farsë zgjedhore.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS