Berisha: Ato vota që shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila, janë të dokumentuara

13:16, 23/06/2025

Lideri i opozitës, Sali Berisha theksoi se farsa zgjedhore e 11 majit, ku kandidatët e mbështetur nga bandat, si Sara Mile në Elbasan me Suel Çelën dhe Arken Balla në Durrës me Troplinët, nuk i ka dhënë shumë mundësi kominsionerëve që të reagojnë, kundrejt shkeljeve flagrante dhe skandaloze në procesin e votimit.

‘Ato vota që shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila, janë të dokumentuara’, u shpreh Berisha në konferencën me gazetarët në selinë blu.

Berisha: Kjo është një çështje hetimi. Por aty ku Sara Mile, Arkend Balla, shkojnë me hanxharët e Troplinëve dhe Suel Çelës, komisionerit i ngelet shumë pak hapësirë.

Pra këtu është problemi. Problemi është se zgjedhjet zhvillohen në kushtet e një terrori të paparë politik. E një terrori të paparë të karteleve të drogës dhe organizatave më të rrezikshme kriminale. Kjo është.

Do të tregoj ju nesër, qendra votimi, ku gjatë gjithë ditës votojnë komisionerët dhe ato vota të gjitha shkojnë për princeshën e burgjeve, Sara Mila. Po. Janë të dokumentuara.

Ne këtë po bëjmë. Ne me automatik, me kallashnikov nuk i mbrojmë, se ajo është rrugë tjetër pastaj, por ne do të dëshmojmë gjithçka para shqiptarëve dhe shqiptarët do të marrin një vendim për qëndrimin e tyre.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco