Presidenti i KOKSH/ Fidel Ylli në ‘Kafe Shqeto’: Parlamenti bën mirë t’i votojë ligjet për Sportin

Presidenti i KOKSH/ Fidel Ylli në ‘Kafe Shqeto’: Parlamenti bën mirë t’i votojë ligjet për Sportin

09:30, 23/06/2025

Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli, ishte i ftuar këtë mëngjes në studion e “Kafe Shqeto”.

Pyetjes së moderatorit Flavion Qarri se përse jeni (KOKSH) në një moment përplasjesh veçanërisht me Kuvendin dhe specifikisht me kryetaren e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Ina Zhupa, kreu i KOKSH-ut iu përgjigj: “Nuk kam përplasje me askënd. Unë deputetët i respektoj, sepse kam qenë vetë 12 vjet. Tani, kryetarja e komisionit do bëjë punën e saj politike. Normalisht, Komiteti Olimpik nuk është se ka propozuar ndryshime në projektligj. Këto ndryshime i ka propozuar Ministria e Arsimit dhe e Sportit. Ligji i Sportit është shumë i mirë. Është bërë në vitin 2017, ka pësuar dy-tre ndryshime të vogla. Në këtë projektligj është shtuar forma e KAS-it. Në ligj është KAS-i, e kanë madje të gjithë Komitetet Olimpike Botërore. Në mënyrë që të mos shkojnë federatat në Lozanë për të paguar 40 mijë franga për të hapur një gjyq, kështu që i vjen në ndihmë KAS-i shqiptar, KAS-i lokal. Më pas ke të drejtë që po nuk të pëlqeu vendimi i KAS-it lokal, të shkosh në Lozanë.

Ne duam që KAS-i shqiptar që është i miratuar, të marrë një formë OJQ-je. Lozana është totalisht e pavaruar, por Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e ka patur nën ombrellën e vet Lozanën.

Unë kam qenë i prerë që në çështjet e sportit nuk më intereson shumë debati politik, më intereson e vërteta e sportistëve. Parlamenti bën mirë që t’i votojë ligjet e Sportit”.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco