Kadri Voga, babai i Mond Vogës, ka komentuar për "Kafe Shqeto" lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:30 të mëngjesit të premtes, në fshatin Halilaj, ku disa persona qëlluan me armë në drejtim të një lokali, duke shkaktuar dëme materiale.
Në një deklaratë të tij, Voga ka akuzuar drejtpërdrejt shërbimin e krimeve të Krujës dhe patronazhistët e PS, duke theksuar se ky akt terrorist ishte një përpjekje për të mbuluar vrasësit dhe për të manipuluar votat.
Ai ka shpërthyer kundër shefit të krimeve Krujë, duke e lidhur atë me patronazhistët e pastirsë socialiste, që sipas tij kanë financuar veprime të tilla për të dëmtuar imazhin e atyre që kanë fituar votat e PD.
Deklarata e tij;
"Ka ndodhur në fshatin Halilaj, njësia bashkiake Krujë, në lokalin Oaz, një akt terrorist ky ku janë qëlluar rreth 140 fishekë.
Shyqyr Zotit nuk ka pasur dëme në njerëz pasi aty banonin shumicën e familjarëve (në katin e dytë) dhe në katin e parë të lokalit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Aty kanë dorë patronazhistët e PS, të cilët kanë paguar persona për të dëmtuar imazhin e atyre që kanë fituar votat e PD.
Unë shpreh indinjatën për veprime dhe mosveprime të shërbimit të krimeve të Krujës, të cilin unë e akuzoj drejtpërdrejt se ka lidhje me patronazhistët e PS dhe po mundohet të fshehë provat.
Këtë e them për arsye se janë kryer këto veprime dhe gëzhojat i kam gjetur unë në vendin ku kanë qëlluar dhe pas meje ka ardhur policia dhe vepruan në mënyrë të kundërt.
Qëllimi i kësaj ngjarje lidhet me votimet, me patronazhistët. Policia është e korruptuar komplet, nuk ka problem çështje pronësie.
Lokali është ndërtuar nga Mond Voda, aty banon e rri e gjithë familja dhe nuk ka asnjë problem çështje e pronësisë.
Kjo është për t'i zhdukur provat dhe për të mbuluar vrasësit, dhe është shefi i krimeve, bashkëpronar e bashkëpunëtor në këtë krim.
Me këtë akt terrorist duhet të ishin marrë masa, duhet të kishte ardhur policia e t’i kishte shoqëruar përgjegjësit, duhet të ishte bërë kontroll banese, ndërsa këta nuk kanë bërë asnjë lloj veprimi.
Leje se çfarë thonë ata për pronësi, nuk ekziston kjo gjë. Unë e akuzoj shefin e krimeve direkt pasi ka lidhje me patronazhistët dhe kanë paguar këto.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS