Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë prej më shumë se 15 orësh kodrat lindore të Himarës, pranë fshatit Pilur, duke djegur shkurre dhe pemë.
Përpjekjet për shuarjen e flakëve vijojnë me vështirësi, për shkak të terrenit të thyer. Ndërhyrja ajrore ka nisur në mëngjes, ndërkohë që tymi i dendur po shqetëson pushuesit.
Rreth 15 forca të zjarrfikëses së Himarës, oficerë policie të komisariatit dhe bashkisë së Himarës, por dhe emergjencat civile ndodhen në terrën, për të vënë në kontroll dhe fikur flakët.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS