Noka: Qeveria e Edi Ramës dështoi me cilësinë e ujërave të pastër, Shqipëria në vendin e fundit në Europë

Noka: Qeveria e Edi Ramës dështoi me cilësinë e ujërave të pastër, Shqipëria në vendin e fundit në Europë

09:34, 21/06/2025

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në një postim të tij në Facebook, ka denoncuar përkeqësimin dramatik të cilësisë së ujërave të plazheve në Shqipëri, duke e lidhur këtë me dështimin e qeverisë për të menaxhuar mjedisin.

Ai thekson se sipas të dhënave të Agjencisë Europiane të Mjedisit, Shqipëria është renditur në vendin e fundit në Europë për sa i përket ujërave të plazheve me cilësi të shkëlqyer, me vetëm 16% të tyre që përmbushin standardet më të larta të cilësisë.

Noka e cilëson këtë si një pasqyrë të paaftësisë së qeverisë për të mbrojtur mjedisin dhe burimet natyrore të vendit, duke theksuar se propaganda e qeverisë nuk mund të fshehë realitetin e hidhur që qytetarët dhe turistët përjetojnë çdo ditë në plazhet shqiptare.

Ai kritikon ashpër qeverinë për dështimet e saj dhe kërkon një ndryshim urgjent në politikat mjedisore, duke i bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë për përmirësimin e kushteve të ujërave dhe mbrojtjen e mjedisit.

Postimi i plotë:

#Qeveria e rekordeve negative [📉] i siguron Shqipërisë vendin e fundit. Propaganda e saj nuk e ka mashtruar dot Agjencinë Europiane të Mjedisit, e cila na liston në vend të fundit me vetëm 16% të ujërave për notim me cilësi të shkëlqyer. Pjesa tjetër kanë higjienën e Ramës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco