Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tregoi për qytetarët video që dëshmojnë manipulimin masiv të votës së diasporës nga qeveria e Edi Ramës.
Në një konferencë për mediat, Berisha tha se procesi është shtetëzuar përmes mekanizmave korruptivë, përfshirë nënkontraktorë dhe ambasada. Ai paraqiti pamje ku, persona transportojnë dengje me vota drejt konsullatave. Berisha përgëzoi demokratët e Selanikut për dokumentimin e këtij manipulimi. Ai akuzoi se edhe qendrat e bixhozit janë përdorur për ndërhyrje në procesin zgjedhor. “Siç e patë, ky ishte një proces i kontrolluar dhe i manipuluar nga fillimi në fund,” u shpreh Berisha.
FJALA E BERISHËS:
Këtu janë video të përgatitura për të dëshmuar se si Edi Rama nëpërmjet mekanizmave korruptive, nënkontraktorëve, ambasadave, etj, e shtetëzoi procesin e votimit dhe realizoi manipulimin më të madh.
Urdhëroni, dengje me vota.
Ky me krah votash shkon drejt konsullatës.
Dua të përgëzoj shumë demokratët e Selanikut për punën e shkëlqyer që kanë bërë në dokumentimin e këtij procesi, manipulimit të këtij procesi.
Qendrat e bixhozit janë përdorur gjerësisht pra...
Siç e patë, me dëshmitarë, një proces fund e krye i kontrolluar dhe i manipuluar.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS