Agasi, njeriu i Ramës para drejtësisë?!/ Nesho: Janë ‘karamele’ që hidhen se SPAK po funksionon…

21:43, 19/06/2025

Teksa mediat ‘ziejnë’, lidhur kontrollet e fundit në banesën e biznesmenit, Ergys Agasi me urdhër të SPA,  dhe një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Edi Ramës, për diplomatin Agim Nesho, këto nuk janë gjë tjetër veçse ‘karamele’ që hidhen nga regjimi i pushtetit, me qëllimin e vetëm për të treguar se drejtësia funksionon.

I ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv për të diskutuar mbi zhvillimin e fundit nga SPAK për Ergys Agasin, Nesho tha se ‘kryetari i krimit të organizuar’, një referencë kjo për kryeministrin Edi Rama, I hedh personazhe të tillë, kur ato janë të konsumuara.

Sipas Neshos, instalimi i diktaturës në vendin tonë, siç e cilëson ai Ramën, ka qenë një veprimtari e pushtetit me krimin e organizuar, dhe përkrahësi për të lejuar vijimësinë e këtij regjimi, është SPAK.

Do të heqë personazhet që ose janë konsumuar ose që kanë bashkëpunuar me krimin, me idenë se unë kam ndryshuar dhe është një faqe e re për të justifikuar SPAK, për të justifikuar goditjen e institucioneve të shtetit dhe opozitës. Këto janë ‘karamele’ që hidhen për të treguar se funksionon kjo drejtësi’, u shpreh diplomati.

Instalimi i diktaturës ka qenë veprimtari e qeverisë me krimin e organizuar, justifikuesi dhe përkrahësi për të mbajtur këtë regjim është SPAK-u. Nëse do të kishim drejtësi të pavarur, e pamundur në një regjim si Rama, do të korrigjonte të gjitha gjërat. Nuk merret me çështjen por me personin, kur kryetari i krimit të organizuar i hedh se tashmë është konsumuar.

Rama ka ushtruar dhunë e presion ndaj opozitës, s’u ka dhënë asgjë më tepër shqiptarëve dhe ka vijuar me projektin e tij. Do t’i skarcojë njerëzit, si kriminelët ku heqin dëshmitarët. Do heqë personazhet, që ose janë konsumuar ose që kanë bashkëpunuar me krimin, me idenë se unë kam ndryshuar dhe është faqe e re. Për të justifikuar SPAK, për të justifikuar goditjen e institucioneve të shtetit dhe opozitës. Këto janë ‘karamele’ që hidhen për të treguar se funksionon kjo drejtësi.

Projekti i Ramës është mbajtja e pushtetit, e ka bërë Soros në Gjeorgji. Drejtësia e promovuar s’do t’i shërbejë interesave të vendit, ndaj nuk aplikohet në Kosovë e Maqedoninë e Veriut.   

Rama që në fillim, kur ka shkuar në SHBA, u ka thënë disave atje që s’më interesojnë këta, por diplomatët që do të shërbejnë në Shqipëri. Bëri marrëveshjet me ish komisionerin çek, mori ambasadoren e BE, kontrolloi ambasadorët amerikanë. Rama ka luajtur me këtë, luan edhe sot. Përpunon opinione e individë të caktuar.

Të justifikosh një autokrat që ka zhytur duart jo vetëm në korrupsion por edhe krim, është e pajustifikueshme. Atyre u intereson Shqipëria në aspektin gjeo-politik por edhe në aspektin personal që i bëjnë ndër Ramës e regjimit të tij. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco