Farsa elektorale/ Gazment Bardhi: A janë më të rëndësishme rezultatet konkrete apo projektet në letër?

Farsa elektorale/ Gazment Bardhi: A janë më të rëndësishme rezultatet konkrete apo projektet në letër?

16:32, 18/06/2025

Në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizimit dhe Asociimit mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, deputeti Gazment Bardhi ngriti shqetësimin mbi mungesën e rezultateve konkrete në luftën kundër krimeve zgjedhore.

Ai iu referua krijimit të një Task Force me pjesëmarrjen e SPAK-ut, Prokurorisë së Përgjithshme dhe KQZ-së – një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Europian për të monitoruar dhe luftuar krimet zgjedhore në vend. Sipas Bardhit, ndonëse kjo Task Force ndërtoi një strategji të përbashkët institucionale, puna e saj u ndalua në mënyrë të papritur pas deklaratës publike të Kryeministrit Edi Rama më 20 shkurt 2025.

Kryeministri i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të ndalojë çdo veprim në terren, të mos survejojë partitë politike, të mos ndjekë administratën dhe të mos ushtrojë trysni mbi të. Që nga ai moment, nuk u pa më asnjë veprim i prokurorëve në terren dhe nuk pati asnjë rezultat konkret për parandalimin e krimeve zgjedhore”, theksoi Bardhi.

Ai shtoi se mund të ketë hetime në zhvillim, por nëse rezultatet dalin në vitin 2030, ato nuk e ndihmojnë aspak ndëshkimin real të krimeve zgjedhore.

Në përfundim të fjalës së tij, Bardhi i drejtoi një pyetje të drejtpërdrejtë Komisionit Europian:
Në procesin e integrimit europian, është më e rëndësishme të kemi rezultate konkrete, apo projekte që ekzistojnë vetëm në letra? Sepse, në këtë rast, përpjekja ishte e mirë, por mbeti vetëm në letër. Në realitet, kemi zero rezultate.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco