Tre nga pesë shtetasit shqiptarë që u evakuuan nga Izraeli pas përshkallëzimit të situatës së sigurisë, kanë mbërritur në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore. Lajmi është konfirmuar nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, e cila ka ndjekur nga afër procesin e evakuimit dhe kthimit të tyre në vend.
Sipas njoftimit zyrtar, mëngjesin e sotëm, më 18 qershor, të pesë shtetasit shqiptarë u larguan nga Egjipti, ku ishin strehuar përkohësisht një ditë më parë, dhe u nisën drejt Greqisë. Tre prej tyre kanë mbërritur tashmë në Tiranë, ndërsa një tjetër pritet të kthehet gjatë orëve të mbrëmjes së sotme.
Personi i pestë është rezident në Greqi dhe, sipas Ministrisë së Jashtme, ka zgjedhur të qëndrojë atje.
Pesë shqiptarët ndodheshin në Tel Aviv për arsye pune dhe turistike, por u bllokuan si pasojë e situatës së krijuar nga sulmet iraniane në rajon.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS