Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar disa takime me kongresmenë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka denoncuar farsën elektorale të 11 majit dhe përdorimin e drejtësisë në Shqipëri për qëllime politike.
Në një postim në rrjetet sociale, Mediu thekson se ka diskutuar për nevojën e një drejtësie të pavarur në Shqipëri, e cila nuk përdoret për qëllime politike, si dhe i ka informuar për bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar për blerjen e zgjedhjeve në Shqipëri.
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka zhvilluar disa takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka denoncuar farsën elektorale të 11 majit dhe përdorimin e drejtësisë në Shqipëri për qëllime politike. Në një reagim në rrjetet sociale, Mediu thekson se gjatë takimit me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, z. Aaron Reitz, kryetarin e Komisionit për Europën, Keith Self, Kryetarin e grupit për Shqipërinë, Robert Aderholt, anëtarin e Komisionit të Drejtësisë, Kongresmenin Lance Gooden, dhe Kongresmenin Mark Vasey, i ka informuar për bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar për blerjen e zgjedhjeve në Shqipëri.
Me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA, z. Aaron Reitz, me të cilin diskutuam për nevojën e një drejtësie të pavarur në Shqipëri, e cila nuk përdoret për qëllime politike, drejtësi që respekton Kushtetutën, sigurinë juridike dhe një proces të drejtë ligjor. Në këto takime bëra prezent dhe informova për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve. Të gjitha këto vlerësime janë bërë publike nga institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve.
Ndërsa gjatë takimit, në Capitol Hill në DC, me Kongresmen Pete Sessions dhe bashkëshorten e tij, kongresmeni theksoi rëndësinë e marrëdhënies mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
Mediu bën me dije se Sessions, ish-zv. President i Millenium Challenge Account, e ka ndihmuar Kosovën me 200 milion dollarë mbështetje nga SHBA në administratën e parë të Trump.
© SYRI.net
‘Diaspora është me ju 100%’, shqiptaro-kanadezi: Zgjidhja për Shqipërinë është në këtë protestë - SHORTS